Lajme
Modeli gjerman aplikohet në Shkollën Profesionale të Kuzhinës në Kamëz
Në fillim të vitit kishte 400 nxënës, derisa tani numri i nxënësve në Shkollën Profesionale të Kuzhinës në Kamëz arrin në 1600
Në shkollën profesionale në Kamëz shumë të rinj shqiptarë po përgatiten për punë. Projekti ka lulëzuar, duke u ndihmuar edhe nga modeli gjerman, shkruan ‘stuttgarter-nachrichten.de’.
Sabrina Alimeta po bën shou në kuzhinë me flakë dhe avull. Të gjithë janë rrethuar rreth saj, madje edhe mësuesi i saj po buzëqesh. 19-vjeçarja është shkolluar në shkollën profesionale në Kamzë, një mësim katërvjeçar, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, modeli ndryshon shumë nga Gjermania. “Arsimi në shkolla nuk është i bazuar në nevojat e tregut të punës”, thotë drejtori i kësaj shkolle. Ergis Papaproko.
Edhe trajnimi praktik nëpër shkolla të mesme është lënë pas dore. Bashkëpunimi në mes shkollave dhe ekonomisë është i dobët.
Kjo bën që të rinjtë të kenë shumë problem në jetën profesionale. Nuk është befasi që rreth 40 % e të rinjve janë të papunë. Në këtë shkollë po mundohet të bëhet diçka më ndryshe, sigurisht duke u bazuar në modelin gjerman. Pas diplomimit ata e kanë vendin e sigurt të punës.
Këtë projekt është duke e përkrahur shoqata “GIZ”, madje ata pretendojnë të fitojnë edhe tjera grante. Në fillim të vitit kishte 400 nxënës, derisa tani janë 1600 nga 15 deri në 19 vjet. Mbi 60 mësues janë në këtë shkollë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?