E-Diaspora
“Modeli Crescenda”, rruga e suksesit për gratë migrante
Bashkautor i librit “Das Cresendamodel” është Hilmi Gashi, ekspert për migracion në Zvicër
Bëhet fjalë për librin e botuar në gjuhën gjermane “Das Cresendamodel”, i cili trajton në mënyrë shkencore dhe me shembuj praktikë sfidat me të cilat ballafaqohen migrantet (gjinia femërore) në procesin e tyre të integrimit shoqëror dhe ekonomik në Zvicër.
Libri është botuar me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Institutit Cresenda, i cili si synim kryesor ka mbështetjen e emigranteve gjatë integrimit të tyre ekonomik në shoqërinë zvicerane.
Ky institut në fokus ka temën “Female Migrant Enterpreneurship” që në shqip i bie “Femrat emigrante në fushën e ndërmarrjeve”, temë kjo e cila në Zvicër deri tash nuk është trajtuar fare.
Gjatë këtyre 10 vjetëve “Crescenda” ka mbështetur me sukses femra të shumta migrante në synimet e tyre për të realizuar pavarësinë ekonomike, qoftë duke themeluar dhe udhëhequr firma të vogla, qoftë duke përmirësuar aftësitë konkurruese për tregun e punës.
“Në këto 10 vjet “Crescenda” ka treguar se femrat migrante paraqesin një fitim të madh ekonomik nëse resurset e tyre merren parasysh dhe gjejnë mbështetjen e duhur. Por, për fat të keq, si rrethi privat, ashtu edhe shoqëria në përgjithësi nuk i mbështesin ato në realizimin e ideve dhe shpalosjen e aftësive të tyre ndërmarrëse. Përkundrazi. Femrat migrante marrin përgjegjësi të mëdha në familje dhe, për shkak të largimit nga vendi i prejardhjes, ballafaqohen me humbjen e rrjetit shoqëror.
Sipas “Crescenda”, ky është një kapital i lënë anash, thotë për albinfo.ch Hilmi Gashi.
Në punën me emigrantet “Crescenda” bazohet në potencialin e femrave migrante.
Potenciali i tyre është baza mbi të cilën fillon mbështetja profesionale e femrave migrante në realizimin e ideve të tyre për pavarësim ekonomik.
Një program gjithëpërfshirës i përbërë prej leksioneve, këshillimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme i aftëson emigrantet për të shfrytëzuar potencialin dhe resurset e tyre, u ndihmon atyre për t’u kyçur në rrjetin ekonomik dhe shoqëror dhe i aftëson ato në formimin dhe udhëheqjen e një ndërmarrjeje të vogël.
“Me ndihmën e këtyre elementeve, femrat migrante përfitojnë më shumë aftësi profesionale dhe kompetenca personale, të cilat u mundësojnë atyre që me forcën dhe idetë e tyre të marrin pjesë aktive në jetën shoqërore dhe ekonomike”, thotë më tutje për albinfo.ch bashkautori i këtij libri, Hilmi Gashi.
Që nga formimi, shkollimet në “Crescenda” i kanë ndjekur 150 femra nga 50 kombe të ndryshme. 67 prej tyre kanë diplomuar në udhëheqjen e ndërmarrjeve, gjegjësisht në kursin e gastronomisë. Prej tyre, që nga viti 2005 janë formuar 40 ndërmarrje. Por kjo është vetëm një pjesë e suksesit.
Falë ndjekjes së kurseve në “Crescenda”, një numër i madh i femrave kanë gjetur për herë të parë punë në Zvicër, kanë bërë karrierë, apo kanë zgjeruar mundësitë e tyre të angazhimit.
Libri i sapobotuar “Modeli Crescenda, emigrantet si ndërmarrëse” ilustron me shembuj praktikë këtë histori të suksesit.
Autorët e shumtë si: Eva Maria Belser, Irena Brežná, Rebekka Ehret, Swetlana Franken, Hilmi Gashi, Hala Helmy, Gerald Hüther, Ganga Jey Aratnam, Anne Juhasz Liebermann, Walter Leimgrüber, Maria Lumsden Rieder, Kiki Lutz, Linda Muscheidt Burri, Eva Nadai, Simone Prodolliet, Sofia Rey, Monika Ribar, Walter Schmid dhe Nicole Wichmann ndriçojnë këtë model nga këndvështrimet e ndryshme.
Libri në fjalë është një nismë e parë për një diskutim mes dijes së bazuar në përvoja dhe hulumtimeve shkencore. Fushë kjo e cila në Zvicër gjendet në fillimet e saj.
Të dhënat mbi librin:
“Das Crescenda-Modell Migrantinnen als Unternehmerinnen”
Botues: rüffer&rub, Zürich
312 faqe
ISBN 978-3-907625-76-7
Hardcover , 2014 , CHF 44.00, € 36.80
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës