Integrimi
Mjeshtri shqiptar i maskave krijon maska për karnavalin e Venecias
Në dyqanin e tij, Armando Balla i krijon maskat në mënyrë artizanale me metodën tradicionale të kartonit të presuar
Karnavali i njohur i Venecias është në kulmin e tij dhe njerëzit e shijojnë me kostume të bukura dhe maska të jashtëzakonshme. Maskat mund të jenë me tema klasike dhe historike, por edhe krijime moderne, origjinale.
Ju njohim tani me një punishte të Venecias, ku një shqiptar derdh talentin e tij për të krijuar maskat e ndërlikuara.
Është kohë karnavalesh në Venecie dhe njerëzit veshin kostume shumëngjyrëshe dhe maska të bukura, për të cilat qyteti është i famshëm. Maskat janë një homazh për origjinën e karnavaleve që datojnë prej një mijë vjetësh, raporton “Zëri i Amerikës”.
Në dyqanin e tij, Armando Balla i krijon maskat në mënyrë artizanale me metodën tradicionale të kartonit të presuar, përcjell albinfo.ch.
“Maskat janë sigurisht pjesë e jetës së Venecies. Ato i lejonin njerëzit të shprehnin gëzimin e tyre për jetën, por gjithashtu u jepnin intimitet për të bëra gjëra që nuk do t’i bënin dot pa maskë”, thotë ai.
Mjeshtri i maskave e nis punën duke hedhur shtresa letre të lagur mbi një model. Pastaj modelohet balta. Disa nga maskat më të njohura të Venecias mund të maskojnë edhe zërin e njeriut që e vesh.
“Kjo ju lejon të vendosni dorën brenda maskës, të hani, dhe madje edhe të pini duhan me llullë. Forma e maskës e ndryshon zërin duke e bërë atë të tingëllojë si gjëmim”, thotë zoti Balla.
Dhe sigurisht, maska ndihmon fshehjen e identitetit të një njeriu, duke e bërë misterioz. Në fakt, në shekujt e kaluar, maska i lejonte njerëzit e klasave të ndryshme shoqërore të përziheshin me njëri-tjetrin.
“Gjatë karnavales nuk përdoreshin tituj. Nëse takoje një grua në rrugë i thoshe: “Mirëmëngjes zonja Maskë”, thotë ai.
Prej më shumë se 20 vjetësh, Armando Balla ka krijuar më shumë se 500 modele maskash. Duhen tre ditë për të krijuar një maskë të thjeshtë dhe një javë për një model maske të sofistikuar.
“Ne studiojmë piktura dhe libra për t’i riprodhuar maskat ashtu siç ishin dikur. Përdorim gjithashtu imagjinatën dhe shtojmë idetë tona”, thotë ai.
Për Armandon, është një punë që ai e bën me shumë dashuri.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në ShBA del me njoftim për mërgimtarët lidhur me votimin me postë Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një njoftimi në rrjete sociale ka...
-
Elbenita Kajtazi dhe Ermonela Jaho në mesin e 10-të sopranove më të mira
-
Gjermani: Njoftim i rëndësishëm për votuesit nga diaspora
-
Vota e diasporës a do të jetë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit?
-
Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Qytetet zvicerane ku do të paguani më pak taksa në 2025 Taksat e vitit 2024, të cilat duhet të paguhen deri më 31 mars të këtij viti,...
-
Deri në 15 për qind e popullsisë së Zvicrës janë borxhe
-
Zvicra renditet e dyta në renditjen botërore të konkurrueshmërisë digjitale të IMD
-
Romoos dhe Splügen, fshatrat më të mira turistike në Zvicër
-
Prostitucioni në rrugë në Langstrasse të Cyrihut do të bëhet i ligjshëm