Shqipëria
Francë: Shpërbëhet kampi, ku jetonin shqiptarë që kërkonin azil
Një ditë më parë, me kërkesë të komunës, shërbimet shtetërore franceze kanë bërë një aksion për demontimin e një kampi, ku qëndronin emigrantë shqiptarë në Ramier, Toulouse.
“Në Shqipëri kisha shumë probleme … ndjeva rrezik”, thotë Erjoni, 26 vjeç. Ai arriti në Francë në fund të shkurtit me familjen e tij. Ai është një nga 114 personat e evakuuar të enjten, përfshirë 37 të mitur, nga kampi i emigrantëve të instaluar prej disa muajsh në ishullin Ramier.
Një “lagjen e varfër”, ku ishin ngritur kasolle, 200 metra nga rruga Camille-Soula u demontua që nga Stacioni e deri në Nakache. Karroca, biçikleta, frigoriferë dhe mobilje të improvizuara u dërguan në depo. Aty ishin të gjithë shtetas shqiptarë, me përjashtim të 2 maqedonasve. Shumica janë azilkërkues, të cilët janë duke pritur për të marrë një përgjigje.
“Njerëzit ishin të përgatitur kur arritëm. Ne i kishim takuar dhe i kishim paralajmëruar ato”, specifikon nënprefektia e Haute-Garonne, Sabine Oppilliart.
Por mediat kanë dashur të takojnë prefekten Étienne Guyot, megjithatë ajo nuk pranoi të komentonte mbi operacionin e demontimit. Ndërsa një letër u ishte drejtuar ministrave të ndryshëm, si dhe 12 kryetarëve të bashkive më të mëdha të Francës, duke përfshirë edhe Jean-Luc Moudenc, kryebashkiak i Toulouse. Për këtë të fundit qeveria ka shprehur mirënjohjen për mënyrën se si i trajton emigrantët.
“Kjo është një procedurë klasike e organizuar me ndihmën e policisë. Kjo do të na mundësojë që të kujdesemi për këta njerëz si pjesë e një sistemi kombëtar pritës dhe mbështetës social. Të gjithë do të dërgohen në strehimore. Një palestër në qendër të qytetit është në ndihmë të tyre. Ata do të ndihmohen edhe nga shoqata të tilla si Kryqi i Kuq”, tha Sabine Oppilliart.
“Në Shqipëri, presidenti, qeveria: nuk japin asgjë për të ndihmuar njerëzit”, thotë Erjon, nëna e të cilit është e sëmurë. “Atje, ju duhet të paguani për çdo gjë, madje edhe për të shkuar tek mjeku. Ndërsa këtu është më mirë edhe nëse jetojmë në rrugë, “tha ai. Fëmijët e tij të moshës 3 dhe 6 vjeç, i rrinë pranë. “Ishte e vështirë, por tani mund të kemi një shtëpi. Unë kam nevojë për një shtëpi, por emri im ende nuk është në listë kështu që unë nuk e di … “, shkruan abcnews, përcjell albinfo.ch.
Çfarë do të bëhet me emigrantët?
Njerëzit që jetonin në Ramier Island janë kryesisht nga Shqipëria. Meqenëse vendi nuk është anëtar i Bashkimit Europian, ato nuk do të përfitojnë nga sistemi i përfshirjes sociale. Të vendosur në hotele apo në mjedise pritëse, situatat e tyre do të vlerësohen nga prefektura. “Shumica e tyre kanë bërë kërkesa për azil. Procedimet vazhdojnë“, bëhet e ditur nga prefektura.
“Vendosja e popullsive jashtë komunitetit është përgjegjësi e shtetit. Nga ana tjetër, ne marrim pjesë e integrimit të tyre”, tha Daniel Rougé, zëvendëskryetar i bashkisë për çështjet sociale. Kur të shpërngulurit janë nga Bashkimi Europian, si gjatë kohës së çmontimit të kampit në korrik 2017, ose nëse janë refugjatë, Bashkia e qytetit kujdeset për strehimin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
5 miliardë franga projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane A do të votojë Zvicra për të zgjeruar autostradat e saj?...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët