Lajme

Mjeku zviceran: Covid-i ka pasoja të rënda edhe për pacientët e rinj

Martin Tramèr, kryeanesteziolog në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG), tha në një intervistë se ndërsa shumica e pacientëve me koronavirus në ICU janë mbi 80 vjeç, ka edhe disa të rinj deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar.

“Këta njerëz ndoshta mendojnë se virusi nuk mund të ketë pasoja të rënda për ta”, tha Tramèr.

E megjithatë, ndonjëherë rrjedha e sëmundjes është serioze. “Kemi të rinj që qëndrojnë për javë të tëra në spital. Kur ekstubohen pas katër javësh anestezi të plotë, mos mendoni se ata thjesht do të jenë në gjendje të ngrihen dhe të shkojnë në shtëpi”.

“Pas zgjimit, ata do të kenë dëmtime të mëdha në mushkëri dhe dëmtime të tjera dhe do të kërkojnë rehabilitim”, shtoi ai.