Kosova
Mjeku shqiptar në Zvicër u drejtohet shqiptarëve për vaksinim urgjent
Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër, i është drejtuar komunitetit shqiptar në Zvicër dhe të gjithëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19.
Në një video të publikuar në Facebook, Xhemali ka thënë se vaksinimi shpëton nga vdekja.
“Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim. Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Vaksinat janë zbuluar nga shkencëtarët më të shkathët. Vaksinat ju shpëtojnë nga vdekja“, thotë ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025