Lajme

Dr. Sulejman Çelaj, mjek në Nju-Jork: Maska nuk lejon infektimin

Sulejman Çelaj është Drejtor i Pavijonit të Kardiologjisë në një prej spitaleve Covid në Bronks të Nju-Jorkut, përcjell albinfo.ch.

Mjeku shqiptar ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë. “Kontaktet shumë të dendura tregojnë se njerëzit nuk po izolohen dhe po vazhdojnë jetën normale. Kam punuar në pavijone me pacientë 100% me Covid-19 dhe duke zbatuar protokollet, duke mbajtur maskën, nuk jam infektuar, jo vetëm unë, por dhe shumica e personelit mjekësor. Në radhë të parë, njerëzit duhet të mbajnë maskat që të mos infektohen. Parandalimi është trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje. Unë sugjeroj që të mbajmë maskat, në rastet kur nuk mbajnë dot distancën 2 metra”, këshilloi mjeku.

Dr. Sulejman Çelaj, së fundmi është vlerësuar me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. /Albinfo.ch