Lajme
Mjeku shqiptar në Milano: “Mëngjesi me pacientë, mbrëmja me familje”
Përjetimet e një dite të mjekut shqiptar nga Italia
Albert Troci, mjeku shqiptar në Milano të Italisë, tregon për situatën që po kalon vendi fqinj, sfidat e mjekut në trajtimin e pacientëve të prekur me koronavirus si dhe disa këshilla që duhen ndjekur nga qytetarët, përcjell albinfo.ch.
Albert Troci, i cili punon në Milano, aty ku ka pacientë të infektuar, thotë se deri më tani numri i të infektuarve që janë në gjendje të rëndë në spitalin “ASST Fatebenefratelli Sacco” është duke u rritur.
Po ashtu bën me dije se numri i pacientëve të shtuar është në rritje çdo ditë, pasi spitali është posaçërisht për sëmundjet infektive.
“Në spitalin ku punoj, që në momentin kur u dha alarmi dhe u zbulua pacienti i parë me COVID-19 në spitalin e qytezës që ndodhet afër Milanos, Codogno, nisi riorganizimi i shtretërve. U përcaktua korridori që në e quajmë i ”biocontenimento” se si të trajtohen këta pacientë nga momenti i arritjes në spital, deri te transferimi sipas nevojës në reanimacion. Në këtë momente kemi shumë pacientë, të cilët ndodhen në rianimacion intensiv, më shumë në repart subintesiv dhe të tjerë me simptoma të lehta nën observim. Duke qenë se jemi spital referimi për sëmundjet infektive, ka shumë kërkesa për transferim të pacientëve në gjendje të rëndë nga ana e spitaleve të tjerë”, tha ai për gazetën Shekulli.
Simptomat
Sa u takon simptomave që shfaqin pacientët, mjeku thotë se është e vështirë t’i identifikosh ato nga gripi i stinës, ndaj është e këshillueshme që në rastet më të shumta të bëhet tamponi. “Simptomat e shumicës së pacienteve janë: temperaturë e lartë, kollë e thatë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje. Siç e kuptoni, janë simptoma të ngjashme me gripin e stinës, prandaj në shumë raste bëhet tamponi si për kërkimin e koronavirusit si për virusin sezonal. Përkundrazi, pacientët që kanë simptoma të rënda kanë nevojë për një suport të fortë reanimator dhe respirator”, deklaron ai.
Por, si po i trajton shteti fqinj të prekurit me COVID 19? Mjeku thotë se deri më tani ka trajtim specifik dhe për momentin po ashtu nuk ka vaksina për t’u mbrojtur nga virusi, pasi janë ende në fazë studimi. “Shumica e pacientëve pozitive për COVID-19 shërohet në mënyrë spontane. Për momentin trajtohen vetëm simptomat në mënyrë që të favorizohet shërimi si, për shembull, duke dhënë ndihmë në frymëmarrje me anë të suplementimit të oksigjenit. Duke u nisur nga eksperienca që bota shkencore ka më epidemitë e mëparshme si SARS-COV e 2002-2003, MERS dhe EBOLA po përdoren disa nga këta medikamente në pacientët në gjendje më të rëndë. Mund të përmendim këtu: remdesivir, opinavir, ritonavir të kombinuara me interferon-β. Por, efikasiteti dhe siguria në përdorimin e këtyre molekulave në rastin e pacientëve me pneumoni COVID-19 ka nevojë që të tregohet me studime të mëtejshme (clinical trials)”, bën me dije Troci.
Gjendja emocionale
Mjeku nuk lë pa përmendur edhe gjendjen emocionale të pacientëve, të cilët tashmë ndodhen të shtruar dhe janë në dijeni të virusit që kanë në trupat e tyre. Ai thotë që shumë pacientë janë duke e përjetuar me frikë, por nuk lë pa përmendur edhe pacientë, të cilët e kanë marrë me sportivitet. “Kanë ndjesi frike siç ndodh zakonisht me njeriun kur përballet me të panjohurën. Në këtë rast edhe ne që duhet të trajtojmë këtë sëmundje jemi pa armë dhe informacione solide. Por, kemi shumë besim që edhe këtë herë shumë shpejt të gjejmë kurën e duhur. Është momenti që të mos lejojmë një virus tjetër që është “infodemia” të futet në mendjet tona dhe të bëhet aleat i koronavirusit. “Me të dhënat që kemi deri tani 80 % e pacienteve shërohen pa pasoja. Resonaca mediatike sigurisht e bënë që në shumë raste pacientët që janë në vetëkarantinë të mos tregojnë gjendjen e tyre te shoqëria nga frika që të mos ua bëjnë me gisht dhe t’i shikojnë si lebrozë”.
Puna
“Në këto raste nuk është e lehtë, sepse pasi mbaron turnin në spital, je i mbushur plot satisfakion kur pacientët përmirësohen dhe arrijnë të shërohen. Më pas duhet të kthehesh në familje me atë dyshimin që me vetë të kesh marrë një mik të padëshirueshëm, edhe pse i ke ndjekur rreptësisht të gjitha procedurat e vetëmbrojtjes”, përfundoi ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra