Lajme
Mjeku shqiptar në Gjermani: Temperaturat e larta ulin aktivitetin e virusit
Koronavirusi ka izoluar gjithë botën, me raste të shumta që shtohen nga dita në ditë.

Duke qenë se Gjermania është një ndër vendet më të prekura, ku ka dhe shumë shtetas shqiptarë si dhe mjekë të ardhur nga Shqipëria, të cilët po luftojnë në frontin e parë me virusin.
Doktori shqiptar, Besmir Elmazi, që ndodhet në Gjermani, në një lidhje direkte me Ora News shprehet se po bëhet gjithçka e mundur për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Ndërkohë, ai shprehet se sipas virologëve temperaturat e larta nuk e shkatërrojnë virusin, por thjesht e ulin aktivitetin e tij.
Pas marrjes së masave të rrepta, qytetarët gjermanë duket se janë më të qetë në lidhje me koronavirusin.
Elmazi: Testohen vetëm pacientët me simptoma të theksuara, jo çdo njeri që vjen në këto qendra shëndetësore testohet. Testet janë të kufizuara. Popullsia është shumë e ndërgjegjësuar. Në fillim ka pasur një gjendje paniku, por në ditët në vazhdim, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, njerëzit janë më të qetë. Ne kemi dhe rastet e para që janë kuruar. Nga testi i dytë i koronavirusit, ata kanë rezultuar negative. Gjendja e panikut të mëparshëm ka kaluar. Tashmë në Gjermani janë anuluar të gjitha evenimentet deri më 19 prill, por sipas mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë, mendojnë se kjo gjendje mund të vazhdojë deri në mesin e qershorit. Për t’u zhdukur plotësisht, ata mendojnë se do të zhduket brenda një viti. Deri në një vit mund të arrihet numri më i lartë i të infektuarve, e pastaj kurba do të vijë me ulje.
Për situatën e krijuar besoj që bazat e ndërmarra janë të drejta për t’u izoluar sa më mirë. Me një pandemi të tillë masat janë të rrepta. Spitalet kanë kaluar në zonën e kuqe. Janë anuluar të gjitha operacionet, në mënyrë që ne të kemi sa më shumë krevate të mundshme për të shtruar pacientët me COVID-19. Sipas virologëve thonë se me rritjen e temperaturave aktiviteti i këtyre do të dobësohet, por jo të zhduket. Që ajo të shkatërrohet do të duhej një temperaturë prej 55 gradësh celsius. Në Gjermani ka pasur mungesë të personelit mjekësor dhe prandaj gjithmonë ka kërkuar mjekë nga vende të tjera të Evropës dhe Ballkanit. Duke parë shifrat e fundit, shpresojmë që muajt në vijim të vijnë duke u ulur.
I pyetur nëse pacientët të cilët kurohen nga virusi kanë efekte anësore, Elmazi thotë se nuk është vërtetuar ende nëse ka efekte anësore kjo pandemi.
Elmazi: Në këtë fazë nuk mund të japim një përgjigje të saktë. Në Gjermani pacientët e shëruar janë kuruar plotësisht. Nga vizitat e bëra brenda trupit të tyre nuk është gjetur më asnjë shenjë e virusit apo ndonjë problem të shkaktuar prej tij. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit Të hënën, më 14 prill 2025, në ambientet e shkollës HLB (Hinterleisbach) në Buchrain të kantonit...
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Jeta në Zvicër
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane Rekord, niveli më i lartë për mbi 50 vjet....
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës