Shqiperia
14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me Covid-19
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dy javë pasi mori vaksinën antiCovid.
Një mjek në Shqipëri ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe rezultati i testit të tij doli pozitiv.
Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka dalë pozitiv të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në Spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit.
Duhet theksuar se procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi më 11 janar, në orën 15:00, në stadiumin ‘Air Albania’, ku u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama. Të vaksinuarve të parë pritet t’u jepen dozat e dyta javën tjetër për të siguruar mbrojtjen ndaj koronavirusit.
Dihet se doza e parë e vaksinës nuk sjell mbrojtje 100% ndaj sëmundjes, ndaj sugjerohet që të bëhen dy doza, në mënyrë që trupi të arrijë të përgjigjet ndaj Covid-19 dhe të krijojë antitrupa.
Deri tani, Shqipëria ka siguruar 975 dozat të vaksinës anti-COVID nga një vend i BE, për të cilin është preferuar që të mos thuhet emri. Në ditën e vaksinimit, kryeministri Edi Rama tha se vaksina do të jetë jo e detyrueshme, megjithëse është e këshilluar për të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë Kontrollet e kryera nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCD) kanë çuar në përgjimin...
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore