Lajme
3 vjet burg dhe dëbim nga Zvicra për mjekun që mori 3.5 milionë CHF kredi
Po të kishte përdorur informacionin e vërtetë, ai do të kishte marrë kredi prej vetëm 690,000 frangash, por me shifrat e ekzagjeruara, shuma e përfituar ka qenë 3,5 milionë franga
Gjykata e Qarkut në Bülach ka dënuar ish-shefin e zinxhirit të ordinancave mjekësore “Doktori im” me një dënim me burg prej 36 muajsh për mashtrim me kredi koronare.
Nga ky dënim ai duhet të mbajë 10 muaj burg efektiv, shkruan srf.ch.
Gjykata ka vendosur po ashtu edhe dëbimin e tij pesë-vjeçar nga Zvicra.
Mjeku austriak 47-vjeçar ka argumentuar në gjykatë se ai, duke marrë kredinë donte vetëm të parandalonte mbylljen e ordinancave, transmeton albinfo.ch.
Mbi të gjitha, i akuzuari thotë se nuk i ka përdorur 3.5 milionë frangat e marra në mënyrë të paligjshme në emër të “kredisë së koronës” për qëllime private. Paratë janë derdhur ekskluzivisht në zinxhirin e ordinancave që ai drejtonte.
“Ai po përpiqej të shpëtonte nga mbyllja ordinancat e mjekëve të përgjithshëm. Por, megjithatë, metoda ishte e padrejtë”, është shprehur krytari i trupit gjykues.
Sipërmarrësi kishte tërhequr në mënyrë të paligjshme 22 kredi të koronës. Ai kishte udhëzuar punonjësit e tij që të përdornin numra të shpikur në aplikimet për kredi, në Credit Suisse.
Sikur të kishte përdorur informacionin e vërtetë, ai do të kishte marrë kredi prej vetëm 690,000 frangash, por me shifrat e ekzagjeruara, shuma e përfituar ka qenë 3,5 milion franga.
Ndërkohë, qeveria federale është ende në pritje të kthimit të fondit të tërhequr në mënyrë të paligjshme. Sipërmarrësi 47-vjeçar deri më tani ka qenë në gjendje të shlyente vetëm 300,000 CHF nga 3.5 milion CHF sa i takon.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën