Maqedonia
Mjeku nga Kumanova që mposhti koronavirusin
Mjeku Ylber Isufi nga Kumanova rrëfen për betejën e tij me koronavirusin.
Ylber Isufi, i cili punon që dhjetë vjet në Spitalin e Kumanovës më 13 prill doli pozitiv në testin për koronavirus, ndonëse thotë se nuk e di saktësisht se si është infektuar, por tani ai e ka fituar betejën me COVID 19 pasi që në dy testet ka dalë negativ.
“Nuk mund të them se nga kjo apo ajo mënyrë u infektova me COVID-19. Duke pasur parasysh se drejtpërdrejt ishim përballë me virusin dhe mundësitë ishin pritëse për t’u infektuar. Të jemi të sinqertë, fillimisht nuk kishim mjaftueshëm (mjete mbrojtëse), pasi na kapi pa përgatitur (koronavirusi), mirëpo më vonë reaguam shpejt”, thotë Isufi për rel, përcjell albinfo.ch.
“Simptomat e para fillimisht kisha një lodhje që unë ia lija asaj se ndoshta është nga puna apo angazhimi im i madh. Pastaj fillova të kem anoreksi dhe atëherë e pashë se po ndodh diçka dhe pastaj kisha dhimbje të fuqishme të ekstremiteteve të poshtme dhe dhimbje të mesit, pastaj kisha diarre. Më e keqja filloi kur kisha kollitje dhe ethe dhe kjo më shtyri që të konsultohem me kolegët e mi infektologë, që të filloj me antibiotikë”, thekson Isufi, duke shtuar se gjatë tërë kohës është mjekuar në shtëpi.
Mjeku Isufi thotë se më së vështiri për të ka qenë që të mbajë distancë me dy fëmijët e tij të vegjël.
“Fëmijët thoshin na lejo vetëm të futemi brenda të të shohim babi, pasi vërtet ishin të përmalluar shumë. Imagjinoni se çfarë gëzimi dhe çfarë brohoritje kanë bërë në testin e parë kur dola se jam negativ”, tregon Isufi.
Ai njëherësh shton se përderisa koronavirusi është me shumë të panjohura, vërehet dhe frika te rrethi që tani të kenë kontakt me të. Megjithatë, Isufi shton se ka pasur edhe persona që e kanë telefonuar dhe kryesisht janë interesuar për simptomat e koronavirusit dhe procesin e shërimit.
Mjeku Ylber Isufi këtë javë përfundon pushimin mjekësor dhe javën tjetër do të kthehet në punë, duke kontribuar në luftën kundër koronavirusit.
“Me kënaqësi do e filloj punën dhe në qoftë se është nevoja, përsëri do të jem në pikën e parë të zjarrit, për shkak se popullata kërkon shërbimin dhe shpresën e ka te bluzat e bardha”, thotë mjeku Ylber Isufi.
Ai i porosit të gjithë qytetarët që me përpikmëri të respektojnë të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, pasi siç thotë ai, ky virus është mjaft serioz dhe periudha e shërimit është shumë e vështirë.
Ndryshe, qyteti i Kumanovës ka numrin më të lartë të viktimave nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Në Kumanovë janë regjistruar 20 viktima, ndërkaq në mbarë Maqedoninë e Veriut 95 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Greenhouse merr certifikatën OAE: Një hap përpara në zhvillimin ekonomik të Kosovës Kompania “Greenhouse” është një nga emrat kryesorë në sektorin e prodhimit të shtëpive të parafabrikuara në...
-
Gjuha dhe kombësia, mesazhet kryesore të Kuvendit Kombëtar të Gjuhës Shqipe
-
Festimi në Danimarkë i 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut
-
Arianit Shaqiri, një aktor shqiptar në dramën “Wilhelm Tell” të teatrit zviceran
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të pasurit po bëhen më të pasur Sipas “Bilanz”, 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë për herë të parë një pasuri...
-
48 mijë franga për këtë targë të veçantë
-
Zvicër: 770,000 punonjës planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës
-
14 miliardë më shumë për zgjerimin e rrjetit hekurudhor
-
48 persona konsiderohen si kërcënim për sigurinë