Kosova

Mjeku kosovar në Gjermani: “Organizim i tmerrshëm në Kosovë”

Beqa: Shkon për vaksinë, e kthehesh me Covid

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku kosovar që punon në Berlin, Fahri Beqa, ka kritikuar institucionet, pasi që sot para sallës ku po kryhet vaksinimi janë tubuar shumë persona dhe është krijuar tollovi, përcjell albinfo.ch.

Reagime të shumta janë bërë në drejtim të institucioneve pas tollovisë që është shkaktuar sot te salla “1 Tetori”. Që nga mëngjesi para sallës “1 Tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe, e për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës.

Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Fahri Beqa, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes në Facebook, duke e quajtur organizimin “të tmerrshëm”.

“Shkon me marr vaksinën, e kthehesh me Covid-19… Organizim i tmerrshëm, pa marrë parasysh se nga kush është bërë”, ka shkruar ai.

Beqa ndryshe njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa në vazhdimësi ka bërë statuse duke përkrahur Albin Kurtin.