Koronavirusi: çast pas çasti
Mjeku gjerman: Në Hamburg, të vdekurit nga coronavirusi kishin edhe sëmundje të tjera
Ekzaminuesi i njohur mjekësor, përkatësisht mjeku i Mjekësisë Ligjore i Hamburgut, Klaus Püschel, e konsideron të ekzagjeruar frikën ndaj koronavirusit.
Ai dhe ekipi i tij bënë autopsinë e të vdekurve në Hamburg dhe zbuluan se virusi ishte vetëm “goditja e fundit” në këto raste.
Siç shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se deri më tani asnjë person i vetëm me asnjë sëmundje të mëparshme nuk ka vdekur nga virusi në Hamburg.
“Të gjithë që ne kemi ekzaminuar deri më tani, kanë pasur kancer, sëmundje kronike të mushkërive, ishin duhanpirës të rëndë ose shumë të trashë, kishin diabet, ose kishte një sëmundje kardiovaskulare”.
Pretendimet e mjekut gjerman vijnë në kohën kur Evropa assesi të gjejë qetësi nga pandemia e coronavirusit.
Zyrtarët e qeverisë gjermane kanë konfirmuar se numri i personave të rinj të infektuar me COVID-19, gjatë 24 orëve ka shkuar në 3.834, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve në mbi 100 mijë.
Të dhënat e Institutit Robert Koch që monitoron sëmundjet ngjitëse tregojnë se numri i personave të vdekur në Gjermani nga 173 sa ishte disa ditë më herët, ka shkuar në 1.810.
Por, numri i të prekurve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit po konsiderohet më i lartë, në krahasim me një ditë më parë ku ishin 3.677.
Kujtojmë që vendet që janë prekur më së shumti nga pandemia e coronavirusit në Evropë janë Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit