Lajme

Mjekja e re shqiptare në SHBA vaksinohet kundër koronavirusit

Me gjithë dyshimet fillestare, mjekja shqiptare shprehet se efektet anësore të vaksinimit janë minimale dhe nuk ka asnjë rreyik nga vaksinimi.

Tashmë shumë qytetarë të SHBA-së kanë filluar të marrin vaksinën kundër virusit Covid. Edhe mjekja e re shqiptare, Ina Zaimi Scheartz, e cila jeton dhe punon në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kryer vaksinimin, përcjell albinfo.ch.

Ina është në vitin e tretë të specializimit në Qendrën Mjekësore Saint Elizabeth. Si pjesë e stafit mjekësor, ajo ka kryer vaksinimin kundra koronavirusit, në një intervistë, Zaimi shpjegon për publikun këtë proces.

“Unë isha dyshuese nëse duhej të vaksinohesha apo jo, por pas konferencave informuese në Qendrën ku punoj, kuptova që efektet anësore të vaksinës janë minimale dhe nuk kishte asnjë rrezik”, thotë mjekja shqiptare.