Lajme
Mjekët shqiptarë u ofrojnë asistencë shëndetësore shqiptarëve në Gjermani
Mjekët e Diasporës Shqiptare, në ndihmë të komuniteteve në vendin pritës. Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke u nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi, do të japë kontribut për ofrimin e ndihmës shëndetësore për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.
Është bërë e ditur se Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke vlerësuar emergjencën ne të cilën ndodhet gjithë bota sot, vendosi të japë kontributin e saj, duke ofruar asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira gjenden në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Gjatë një video konference të zhvilluar me urgjencë mbrëmë, të gjithë mjekët anëtare të shoqatës u dakordësuan për të ofruar këtë ndihmë në komunitet ku ata jetojnë dhe punojnë në mënyrë vullnetare.
Po ashtu, mjekët do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Gjermani, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhën gjermane.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ka anëtarë të 11 landëve, nga 16 që janë gjithsej në Gjermani.
Po ashtu mjekët shqiptarë në NRW iu bashkuan menjëherë nismës së Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve shqiptare që ndodhen këto ditë të vështira në Nordrhein – Westphalen.
Kushdo që ndodhet në këtë rajon të Gjermanisë dhe ka nevojë për konsultim mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të poshtëshënuara. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës