Shkurt.ch

Mjekët kanë më pak kohë për pacientët

Shumë psikiatër janë të frikësuar se me sistemin e ri tarifor të planifikuar do të shtohet edh më tutje barra administrative

Në fakt, mjekët duhet të kalojnë sa më shumë kohë me pacientët. Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Mjekësore FMH tregon se megjithatë mjekët duhet të shpenzojnë më shumë kohë në detyrat administrative.
Stresi është rritur te mjeku, sipas një sondazhi të FMH-së. Ky rezultat nuk është befasi, thotë Daniel Bielinski, mjek kryesor në spitalin rajonal në Emmental dhe zëvendëspresident i Shoqatës zvicerane të psikiatrisë.
Për shkak të rritjes së burokracisë, mjekët dhe infermierët kanë më pak kohë për pacientin. Dhe shumë psikiatër janë të frikësuar se me sistemin e ri tarifor të planifikuar do të shtohet edh më tutje barra administrative.

Përveç psikiatërve, edhe mjekët e spitalit ankohen se shpenzojnë më shumë kohë me punë burokratike. Sidomos për mjekët e rinj situata është shpesh frustruese, thotë zëvendëspresident i FMH-së, Pierre-François Cuénoud.
“Asistentët mjekësorë më së shumti janë prekur. Edhe pse ata do të duhej të shpenzonin më shumë kohë me pacientin për të mësuar diçka. Ata humbin më shumë kohë për shkak të detyrave administrative”, thotë për SRF Pierre-François Cuénoud.
Cuénoud thotë se spitalet do të duhet të punësojnë gjithnjë e më shumë profesionistë në sekretariate, të cilët reduktojnë detyrat e caktuara të mjekëve në zyra.