Integrimi

Mjekët gjermanë mësojnë kolegët e tyre shqiptarë

Studentë në Universitetin Witten / Herdecke të Gjermanisë organizojnë kurse studimi për mjekët e ardhshëm në Tiranë

Iniciativa e studentëve “Future Doctors Network ” nga Universiteti Witten/Herdecke ka për qëllim shkëmbimin e përvojave me mjekët në Shqipëri përmes kurseve praktike. Për këtë arsye do të udhëtojnë tri herë në vit në Tiranë katër anëtarë të ekipit dhe një docent i  mjekësisë. Këtë herë përveç studentëve gjermanë do të udhëtojnë edhe absolvent dhe mjekë specialist të kirurgjisë dhe të ortopedisë.

Rreth 20 studentë nga të gjitha vitet e studimit mund të përfitojnë nga vizita e mjekëve nga Gjermania duke zgjeruar njohuritë e tyre teorike me përvojat praktike.

Në përfundim të kursit pjesëmarrësit pajisen me një certifikatë nga Universiteti Witten.

Bashkëpunimi mes Witten dhe Tiranës ka funksionuar për disa vite dhe ishte zgjeruar më  2011, kur studentët shqiptarë të shoqëruar nga një mjek kishin vizituar Universitetin në Witten për të ndjekur për dhjetë ditë një program me oferta mjekësore dhe kulturore të Gjermanisë.

Edhe për verën e vitit 2013 është planifikuar të zgjerohet shkëmbimi i përvojave mjekësore me studentët shqiptarë të Tiranës. Përveç kësaj  „Future Doctors Network“  thotë se me kërkesë të studentëve shqiptarë do të ketë më shumë kurse vitin e ardhshëm.

Për më shumë informacion mbi projektin: www.futuredoctorsnetwork.de.