Kosova
Mjekët e rinj ikin nga Kosova për në Gjermani
Deri tani mendohet se Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mjekë dhe infermierë
Është shtuar numri i mjekëve të rinj nga Kosova të cilët dëshirojnë që profesionin e tyre ta ushtrojnë pikërisht në Gjermani.
Kjo po ndodh pasi Gjermania po u ofron atyre vende pune me kushte të favorshme.
Sipas Bedri Xhafës, drejtor i përgjithshëm i APPK-së, numri i nxënësve që dëshirojnë punësim jashtë vendit është i madh.
“Gjenerata e pestë është në rrugën e saj të realizimit për t’u bërë kuadër profesional, që të kujdesen për të moshuarit, dhe në momentin që diplomojnë e vazhdojnë punësimin në vendin ku e kanë bërë aftësimin”, shprehet drejtori i APPK-së , Bedri Xhafa për RTV Dukagjinin, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë, sipas profesionistëve shëndetësorë, për një kohë të shkurtër Kosova do të ketë mungesë të mjekëve.
“Me pagat që ne punojmë, një pjesë e mirë e kolegëve tonë të ri, nuk po shohin perspektivë këtu, dhe çdo ditë e më shumë ata po e mbushin tregun evropian të punës”, shprehet Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili tregon se mosha mesatare aktuale e mjekëve në Kosovë, është mbi 50 vjet.
Deri tani mendohet se Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mjekë dhe infermierë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës