Kosova
Mjekët e Kosovës protestojnë: Prej 8 vjetësh pagat nuk na janë rritur
Mantilbardhët këtë herë nuk po bëheshin gati për punë, por për protestë, transmeton albinfo.ch.
Përfaqësues të të gjitha kategorive të sistemit shëndetësor janë mbledhur para qeverisë për të kërkuar pjesëmarrje në grupin punues për hartimin e Projektligjit për pagat, që do t’ua mundësonte rritjen e pagave dhe vlerësimin e barabartë të tyre.
Ata po ankohen se për tetë vjet pagat e tyre nuk janë rritur, e dallimi me sektorin privat është i lartë.
Si rrjedhojë, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka paralajmëruar grevë nga java e ardhshme, nëse nuk përfshihen në grupin punues.
Sipas kësaj federate, vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti 122 mjekë të moshës mesatare 31-vjeçare kanë ikur nga vendi, ashtu si edhe qindra infermierë.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje