Integrimi
Mjekët e huaj, konflikte nga mosnjohja e gjuhës
“Problemet në të kuptuar, po rriten me rritjen e numrit të mjekëve të ardhur nga jashtë”, ka thënë një anëtar i kryesisë së Dhomës së mjekëve të Gjermanisë
Në spitalet e Gjermanisë gjithnjë më shpesh ndodhin konflikte për shkak të problemeve me komunikim. Arsyeja është prania e madhe e mjekëve të huaj që punojnë në Gjermani, të cilët kanë mangësi të mëdha në njohjen e gjuhës gjermane.
Aktualisht janë gjithsej 30 mijë mjekë nga vendet e ndryshme që punojnë nëpër klinikat e Gjermanisë. Ata kanë ardhur për shkak se në Gjermani po vjen duke u shtuar nevoja për mjekë. Llogaritet se deri në vitin 2020 numi i mjekëve të huaj në Gjermani do të arrijë në 56000.
“Problemet në të kuptuar, po rriten me rritjen e numrit të mjekëve të ardhur nga jashtë”, ka thënë një anëtar i kryesisë së Dhomës së mjekëve të Gjermanisë. Sipas tij duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje për kurset e gjermanishtes për mjekët në fjalë.
Më shumë se një e treta e mjekëve të huaj në Gjermani vijnë nga vendet e Evropës lindore, prej të cilëve më së shumti nga Rumania, 3000 sish, njofton NTV.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













