Tematike
Mjedisi do të bëhet fokusi i ri i politikës së jashtme zvicerane
Bashkëpunimi me partnerët evropianë dhe jo vetëm, promovimi i demokracisë dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike janë ndër prioritetet e politikës së jashtme zvicerane për vitet e ardhshme, shkruan swissinfo.
Këto janë fushat prioritare të propozuara nga qeveria për 2024-27, thuhet në një njoftim për shtyp teksa sot u miratua drafti prej 52 faqesh i Strategjisë së Politikës së Jashtme 2024-2027.
Sipas draftit, qeveria përcakton prioritetet dhe synimet e politikës së jashtme për periudhën e ardhshme legjislative, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me strategjinë aktuale, janë planifikuar rregullime të ndryshme, veçanërisht për shkak të situatës së re me luftën ruse në Ukrainë.
“Në një botë të shënuar nga një fragmentim politik dhe ekonomik në rritje, marrja e hapave për të siguruar një Evropë të qëndrueshme dhe më të begatë është edhe më e rëndësishme sot” thuhet në njoftimin e qeverisë.
Përveç kësaj, qeveria dëshiron të forcojë kontributet për sigurinë evropiane dhe t’i kushtojë rëndësi strategjike rindërtimit të Ukrainës teksa sipas propozimeve, politika e jashtme zvicerane duhet të vendosë prioritete të reja në fushat e ndryshimeve klimatike, biodiversitetit, ndotjes dhe furnizimit të qëndrueshëm me energji.
Drafti do t’i paraqitet komiteteve të kantoneve dhe të punëve të jashtme parlamentare për konsultim, përpara se versioni përfundimtar të miratohet në fillim të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor