Bota
MJ gjerman Maas: ‘Siria nuk është Aushvic’, e kam kuptuar mjaft mirë ndërhyrjen ushtarake në Kosovë
Në një intervistë për magazinën më të madhe të Europës Der Spiegel, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka diskutuar rreth ndërhyrjes ushtarake në Siri, ka kritikuar diplomacinë e presidentit Donald Trump në Twitter dhe bën thirrje për qasje më të ashpër ndaj Rusisë, shkruan albinfo.ch.
“Politika e jashtme ka rrënjë vlerat dhe interesat. Nuk është çdoherë e lehtë të harmonizosh këto dy çështje,” tha në fillim Maas. Në komentin për thënien e njohur gjatë ndërhyrjes ushtarake në Kosovë të ish ministrit të jashtëm gjerman Joshka Fisher – “Asnjëherë më Aushvic”- Maas tha: “Po, unë kam qenë në gjendje ta kuptoj mjaft mirë në atë kohë.” Ndërsa për rastin nëse Gjermania si ‘soft power’, do ishte e gatshme që edhe në të ardhmen të parandalonte vrasjet masive (duke nënkuptuar këtu Sirinë), Maas shtoi: “Unë nuk jam pacifist. Nga historia e Gjermanisë së unifikuar, kam arritur në përfundim se duhet të bëjmë çfarë është e mundur të shmangim konfliktin e armatosur. Por ka edhe momente të papërshtatshme kur ndërhyrja ushtarake merr kuptim si ultima ratio.”
Edhe pse ministri Maas thekson se Aushvici i kryer nga nazistët nuk mund të krahasohet me Sirinë, në lidhje me krahasimin e Fisherit mes ish Jugosllavisë dhe Aushvicit, ai thotë: “Aushvici nuk mund të krahasohet me asnjë gjë. Fischeri ishte thjesht duke u përpjekur të qartësojë motivin e tij për të ndërhyrë ushtarakisht si reagim final ndaj gjenocidit.”
Maas ka mbrojtur idenë e marrjes së përgjegjësive nga Gejrmania për konfliktet nëpër botë, megjithatë ai hë për hë, ka mohuar kategorikisht ndërhyrjen ushtarake të Berlinit në Siri, por kërkon që konflikti të zgjidhet përmes “dialogut me partnerët”.
SHBA përfaqëson vlerat perëndimore
Maas është përgjigjur me “po” të qartë, kur është pyetur nëse SHBA përfaqëson akoma vlerat e perëndimit. Megjithatë ai ka kritikuar Trump për diplomacinë e jashtme me shkrimet në rrjetet sociale.
“Relacionet trans-atlantike janë bërë për më tepër sesa 280 karaktere në Twitter. Është e qartë për ne: kemi nevojë për SHBA. Vetëm sëbashku mund të zgjedhim problemet ndërkombëtare që na targojnë neve. Nuk kemi ndonjë relacion tjetër më të afërt jashtë Europës sesa me SHBA-në dhe duam ta ruajmë dhe ta ushqejmë këtë raport.”
Në fund shefi i diplomacisë gjermane ka kërkuar një politikë më të ashpër kundrejt Rusisë dhe ka deklaruar se “Rusia është kthyer në një partner ekstremisht të vështirë”, për shkak të vetove kundrejt Sirisë, ndërhyrjes në Ukrainën Lindore, sulmeve me armë kimike në rastin Skripal si dhe sulmeve kibernetike që kanë prekur edhe vetë ministrinë e jashtme të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind