Kosova
Mitrovica e Veriut e shtyn vendimin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti komunal
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për shtyrjen e aksionit për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në Lagjen e Boshnjakëve.
Deri më tani nuk janë të qarta arsyet e këtij vendimi, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria gjenden në atë objekt prej kohësh.
Më 22 gusht, Inspektorati komunal kërkoi prej tyre që brenda tri ditësh ta lirojnë objektin, për shkak se nuk dorëzuan dokumente apo kontrata për shfrytëzimin e tij, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet komunale thanë se objekti është pronë e tyre dhe se duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”, shkruan REL.
Megjithatë, Ambasada amerikane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë më 23 gusht se ka këshilluar edhe Qeverinë e Kosovës, edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri që “të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund t’i rrisë tensionet”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










