Futboll
Mitaj: Kam lindur në Athinë, por e dua Shqipërinë
Mario Mitaj ishte ndër më të mirët e Shqipërisë në miqësoren kundër Suedisë në “Friends Arena”. 20-vjeçari është kthyer në një titullar fiks te kombëtarja shqiptare, duke qenë një nga të paprekshmit e Sylvinhos.
Anësori i majtë luan në Rusi me Lokomotivën e Moskës, klub që ka refuzuar çdo ofertë në merkaton dimërore. Dhe po pret verën për të përfituar sa më shumë nga shitja e Mitajt.
Shumë klube janë të interesuara për djaloshin nga Malësia e Madhe, i cili ka përfunduar edhe në radarin e Juventusit.
Mitaj ka lindur në Athinë, Greqinë e do dhe e vlerëson, por në zemër dhe shpirt ndihet shqiptar 100%. Fjalë dhe emocione që i konfirmoi në një prononcim për rusën Sport24, shkruajnë mediat shqiptare, transmeton albinfo.ch.
“Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën mua grek. Kam shumë miq atje, e dua Greqinë për mundësitë që më ka dhuruar mua dhe familjes sime.
Por më shumë dua Shqipërinë. Jam një patriot i vendit tim. Kur shoh flamurin kuqezi dhe bisedoj me bashkatdhetarët e mi, mbushem me një ndjenjë krenarie”, tha Mitaj.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor