Lajme
Misteri 4000-vjeçar i piramidave në Egjipt
Një degë lumi e sapozbuluar, e fshehur nën rërën e shkretëtirës dhe tokat bujqësore, besohet se është përdorur për të transportuar blloqe masive guri dhe materiale, në vendndodhjet e piramidave.
Shkencëtarët mendojnë se mund të kenë zbuluar, më në fund, misterin shekullor se si 31 piramida, përfshirë Piramidën e famshme të Gizës, u ndërtuan në Egjipt, më shumë se 4000 vjet më parë.
Dhe jo, nuk ishte me ndihmën e jashtëtokësorëve.
Një zbulim novator, nga studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut Wilmington, zbulon se këto mrekulli të lashta ka të ngjarë të jenë ndërtuar përgjatë një dege, tashmë të zhdukur, të lumit Nil, të fshehur nën rërën e shkretëtirës dhe tokat bujqësore.
Për vite me radhë, arkeologët kanë spekuluar se egjiptianët e lashtë përdorën një rrugë ujore për të transportuar blloqe masive guri dhe materiale të tjera, të nevojshme për ndërtimin e piramidave.
Megjithatë, vendndodhja dhe natyra e saktë e kësaj rruge ujore kishte mbetur e panjohur deri më tani.
Dega “Ahramat”, e sapozbuluar, e shtrirë përafërsisht 64 kilometra e gjatë, besohet se është “përdorur si një rrugë ujore transporti për punëtorët dhe materialet e ndërtimit për te piramidat”, thuhet në studim.
Sipas studimit, “tempuj të panumërt në Egjipt nuk janë gjetur ende dhe, për rrjedhojë, mund të ndodhen ende nën fushat bujqësore dhe rërën e shkretëtirës, përgjatë bregut të lumit, të degës Ahramat”.
Mbeten të paqarta arsyet pse u tha apo u zhduk kjo degë e lumit. Sipas studiueses Eman Ghoneim, ka shumë të ngjarë, një periudhë thatësire, shkaktoi që rëra të përfshihej në rajon, duke e mbushur lumin.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025