Fun

Misset shqiptare mahnitin edhe mediat zvicerane

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Njëzet e pesë bukuroshe nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare janë mbledhur në Zvicër, ku njëra ndër to do të stoliset me çmimin “Miss shqiptarja në botë”.  Gjatë këtyre ditëve ato janë duke u marrë me aktivitete dhe fotosesione të ndryshme. Ky spektakël i cili është i organizuar nga “Gecjan Grup” dhe “Rinora 4”, do të mbahet të premtën në diskotekën më të njohur shqiptare në Cyrih, “Rinora 4”, njofton “albinfo.ch”.

Bukuria e vajzave shqiptare nuk u ka shpëtuar pa u vënë re as nga mediat zvicerane. Gazeta “Luzernerzeitung” ka takuar vajzat në  majën e Alpeve Pilatus në afërsi të Lucernit të Zvicrës derisa ato ishin duke bërë fotosesione të ndryshme nga fotografi i njohur në Prishtinë, Avni Selmani.

“Pilatusi ka mirëpritur kandidatet për “Miss shqiptarja. Foto janë xhiruar në Pilatuskulm”, shkruan gazeta zvicerane e cila bën një xhirim rreth një minutë me vajzat dhe producentin e këtij spektakli, Ilir Gecin.

albinfo.ch është sponzor medial i këtij spektakli të bukurisë që do të mbahet në Cyrih.

Video

Albinfo.ch