Shqipëria

“Miss Universe”, bukuroshja shqiptare renditet në “Top 5”

 

Endi Demneri i ka mahnitur të gjithë në gjysmëfinalen e “Miss Universe” që u mbajt në El Salvador, përcjell albinfo.ch.

Përfaqësuesja e Shqipërisë u duartrokit nga audienca me performancën e saj të shkëlqyer. Madje nga votat e publikut Endi është rikonfirmuar në Top 5 vajzat pretendente për fitore.

Finalja e madhe e “Miss Universe” do të mbahet më datë 19 nëntor.

Endi konkuron me një kauzë të veçantë në ”Miss Universe”, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe kërkon që të ndihmojë edhe vajzat që preken.

“Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten. Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”, ka treguar ajo.