E-Diaspora

Miss shqiptarja në botë vjen nga Suedia

Medina Hajraj ka fituar kurorën e vajzës shqiptare më të bukur në botë. Ajo vjen nga Suedia dhe është me prejardhje nga Prishtina

Nesër mund ta lexoni një intervistë ekskluzive për albifnfo.ch nga Miss shqiptarja në botë.

dsc_3100
albinfo.ch

Update 27.11.2016 14.10 h

Të shtunën në orët e para të mëngjesit është zgjedhur, në Cyrih të Zvicrës në klubin Rinora 4, vajza më e bukur e botës shqiptare. Në garë për këtë titull kanë qenë 23 vajza, të ardhura nga shumë shtete të Europës.

Me Medina Hajrajn shqiptarët kanë vajzën më të bukur shqiptare në botë. Përcjellësja e parë u zgjodh Ornela Nikolli ndërsa percjellësja e dytë, Kosovare Halili, të dyja nga Shqipëria.

Medina Hajraj është një vajzë e re me prejardhje nga Prishtina që jeton në Suedi. Me vetëm 17 vjet ajo ka lënë mbrapa 22 finalestet e tjera shqiptare në garën e spektaklit të bukurisë, “Mis shqiptarja në botë”. Ky event është organizuar sivjet për herë të parë nga shtëpia e modës „Gecaj fashion grup“ bashkë me diskotekën më të madhe shqiptare, “Rinora 4” në Cyrih

Medina ka deklaruar për albinfo.ch menjeherë pas spektaklit të bukurisë, se ndjehet shumë e lumtur që kurora e parë e flakëruar në ari për “Mis shqiptarja në botë”, do të qëndrojë mbi kokën e saj. „Ka pasur një konkurrencë të fortë, të gjitha vajzat kanë pasur një bukuri unike, por në fund unë dola e para“, tha ajo për albinfo.ch.

E pyetur nga albinfo.ch rreth përvojës që ka fituar në këtë spektakël, ajo ka thënë „Ka disa muaj që angazhohem si modele dhe ky pasion për foton dhe për skenën më ka bërë të ndjehem mirë. Pjesëmarrja ime në spektalin e vajzës më të bukur shqiptare në botë ka qenë një eksperiencë shumë e madhe dhe producenti Ilir Geci ka bërë një punë madhështore“.

17 vjeçja që mbante numrin 17 gjatë sfilatës, është gjimnaziste në drejtimin ekonomik në një qytet të vogël të Suedisë. Krahas modelimit, ajo ka thënë se është e interesuar edhe për biznes. „Jam shumë e interesuar për biznes dhe dua të kem një kompani timen“, deklaron ajo ekskluzivisht në një intervistë për albinfo.ch.

Vajza e re krenare që dukej shumë e hareshme pas kurorëzimit, forcën e suksesit e bazon në mendimin pozitiv e duke besuar në të.

„Unë jam një vajzë që mendoj gjithmonë pozitivisht dhe që besoj në suksesin“, thotë “Mis shqiptarja në botë”, e cila nuk e fsheh krenarinë që është shqiptare.

„Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe unë besoj thellë se me bukurinë shqiptare nuk ka askund në botë“, thotë vajza, tani edhe zyrtarisht, më e bukur shqiptare e rrethuar nga njerëz entuziazst për të shkrepur një selfie me mis shqiptarja në botë.