Gjuha
Misioni Katolik shqiptar në Zvicër, 30 vjet në shërbim të lidhjes me atdheun
Besimtarët në kuadër të misionit afirmojnë ekzistimin e shërbesave fetare në gjuhën shqipe, pasi kjo është një lidhje më shumë me atdheun
Radioja e transmetuesi publik i Zvicrës SRF ka realizuar ditë më parë një emision, ku në mënyrë të zgjeruar ka prezantuar Misionin Katolik Shqiptar të Zvicrës, në 30-vjetorin e themelimit të tij. Emisioni jep një pasqyrë të plotë e të drejtë jo vetëm të punës së Misionit, por edhe të raporteve të shkëlqyera të shqiptarëve të besimit katolik me bashkëkombësit e tyre të besimit mysliman.
Këtë e pohojnë të gjithë aktivistët dhe besimtarë të tjerë katolikë shqiptarë, të intervistuar për këtë emision, transmeton albinfo.ch. Dhe ajo që e theksojnë ata, duke filluar nga prifti, famullitar i kësaj bashkësie fetare, Don Anton Ukaj, është se ky Mision, krahas detyrës së tij themelore, përmbushjes së nevojave fetare të popullatës, i ka vënë vetes si synim edhe ruajtjen e traditave kombëtare.
Në vazhdim, pjesë të shkëputura nga emisioni.
Misioni Katolik Shqiptar feston më 22 dhe 23 tetor 30-vjetorin e themelimit. Rreth dhjetë për qind e rreth 200,000 shqiptarëve (sipas vlerësimit të SRF, v.j.) në Zvicër janë të besimit katolik.
Me rastin e përvjetorit, marrim pjesë në shërbesën e drejtuar nga Don Anton Uka në Kishën e Shën Gjergjit në Sursee. Ne e pyesim priftin për detyrat dhe prioritetet e tij. Anëtarët e komunitetit japin informacion se çfarë do të thotë jeta dhe feja në komunitet për ta.
Në një intervistë, Albert Ramaj nga Instituti Shqiptar në St. Gallen hedh dritë mbi marrëdhëniet në mes të komunitetit katolik dhe atij mysliman ndër shqiptarët e Zvicrës. Ndërsa Regula Ruflin e vendos misionin shqiptar në kontekstin e misioneve të tjera në gjuhë të huaj në Zvicër, të cilat ajo i ka shqyrtuar për një studim të saj.
I pyetur nga gazetari për misionin e “Misionit”, Don Uka vë theksin në nevojat e komunitetit që shërbimet fetare t`i bëjnë në gjuhën amtare. Por kjo nuk do të thotë se anashkalohet integrimi dhe raportet e mira me kishat dhe klerin vendës, zviceran.
Është interesante se edhe besimtarët dhe aktivistët e rinj të intervistuar, ndonëse të lindur ose të rritur në Zvicër, afirmojnë ekzistimin e shërbesave fetare në gjuhën shqipe, siç i ofron misioni, shkruan albinfo.ch. Ata/ato thonë se kjo është një lidhje më shumë me atdheun, me kulturën dhe traditat e atjeshme. Për më tepër, ata sqarojnë për publikun zviceran epërsinë që ndër shqiptarët gëzon përkatësia kombëtare (etnike) ndaj asaj fetare.
albinfo.ch do të bëjë mbulimin medial të aktiviteteve që do të zhvillohen më 22 dhe 23 tetor, në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të Misionit Shqiptar në Zvicër,
Më poshtë, linku në të cilin të interesuarit mund ta dëgjojnë emisionin:
https://www.srf.ch/audio/perspektiven/albaner-mission-30-jahre-heimat-in-der-fremde?id=12256687&fbclid=IwAR2MySAnO1zNGBB5j09nyfTrz7boA-lGyDB6DevJUY-ocsyCN3BXVRuJrMw
.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025