Lajme
Misioni i “Sytë kërkojnë dritë” dhe ndihma për Kosovën
Intervistë me Shqipe Kryeziun, drejtoreshë e shoqatës "Sytë kërkojnë dritë” në Luzern të Zvicrës. Ajo po kërkon mbështetjen e bashkëtadhetarëve në Zvicër për ta funksionalizuar bibliotekën e të verbërve të Republikës së Kosovës "Syri ynë"
Biblioteka e të verbërve të Republikës së Kosovës “Syri ynë”, Prishtinë, është bibliotekë e veçantë e vetmja në Kosovë. Është themeluar në vitin 1972 dhe është nën menagjim të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës.
Biblioteka është duke funksionuar në kushte shumë të vështira, pasi që shtypja e librave në shkrim Braille për persona të verbër ka një kosto shumë të lartë (skanimi për një faqe të librit kushton 0.24€, kurse shtypja 0.21€ për një faqe).
Në lidhje më këtë ka folur Shqipe Kryeziu, drejtoreshë e shoqatës “Sytë kërkojnë dritë” në Luzern të Zvicrës, e cila po kërkon mbështetjen e bashkëtadhetarëve në Zvicër për ta funksionalizuar bibliotekën e të verbërve në Prishtinë.
Albinfo.ch: Si e keni menduar idenë për të ndihmuar biblotekën e të verbërve në Prishtinë, që të aktivizohet shtypshkronja, e cila është pjesërisht funksionale?
Shqipe Kryeziu: Biblioteka nuk posedon shtypëshkronjë, por një printer në shkrim Braille donacion nga shoqata jonë i cili ende nuk është aktivizuar për shkak se nuk kanë program për ta futur në funksion.
Albinfo.ch: Sa e shfrytëzojnë deri tani të verbërit biblotekën në fjalë?
Shqipe Kryeziu: Personat e verbër të R. Kosovës kanë interesim jashtëzakonisht të madh për këtë Institucion, i cili është i vetmi i këtij lloji në Kosovë, gjithashtu librat në Braille nuk gjenden në treg të lirë dhe në Kosovë është e pamundur të gjenden diku tjetër, me shtimin e botimeve të reja do të mundësohet një përkrahje e jashtëzakonshme për këtë komunitet në shkrimin adekuat, e që është e drejtë themelore e tyre.
Albinfo.ch: Çfarë kapacitete ka aktualisht shtypshkronja?
Shqipe Kryeziu: Printeri ka kapacitet vetëm për nevojat e biblotekës.
Albinfo.ch: Nëse funksinalizohet shtypshkronja, çfarë libra mund të shtypen, çka më shumë lexojnë kjo kategori?
Shqipe Kryeziu: Kjo kategori e lexuesve kanë kërkesa të shumëllojshme (tekste universitare, libra të ndryshëm, revista të ndryshme, etj. Biblioteka në veçanti është e interesuar që me pajisjen me shtypeshkronjë të siguron materiale (tekste) për studentet e verbër të cilët kanë mungesë të librave në shkrim Braille.
Vlen të ceket në veçanti anëtarësimi në bibliotekë është falas, si dhe të gjitha materialet të cilat shtypen në bibliotekë ju ofrohen falas personave të verbër, lexues të bibliotekës të të gjitha kategorive dhe moshave sipas nevojave të tyre.
Albinfo.ch: A mund të na flitni pak për aktivitetin e shoqatës «Sytë kërkojnë dritë» në Lucern.
Shqipe Kryeziu: Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” është shoqatë humanitare e të verbërve, me seli në Luzern, e cila i përfshin të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar, duke ju ofruar mbështetje me pajisje sipas nevojës:
– Kategorinë e personave të verbër e mbështesim me finacim të operacioneve të syve,
– Studentët me dëmtime në të pamur me kamerallupa,
– Bibliotekën me printer në shkrim Braille,
– Hendikosin me karroca dhe shtretër elektrik,
– Daun Sindromin dhe Autizmin me pajisje logjike dhe mbështetje financiare për seanca terapeutike dhe barna,
– Familjen në nevojë me veshmbathje, etj,
Tani kemi Projektin për pajisjen e Bibliotekës së të verbërve të Kosovës me shtypës në shkrim Braille, i cili do të jetë një ndihmesë e madhe për personat e verbër e sidomos për të rinjtë e këtij komuniteti të cilët kanë vështirësi për tu pajisur me libra në shkrim Barille e sidomos me tekste universitare për studentët e verbër, me realizimin e këtij projketi do të hapen vende të reja pune për persona të verbër.
Kostoja e ketij projekti është 20,000 fr.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë bashkatdhetarët të cilët në vazhdimësi na mbështesin për të realizuar të gjitha këto projetke në ndihmë personave me aftësi të kufizuara të Kosovës.
Lajme tjera nga interneti:
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?