Lajme

Mjekët nga diaspora: Shqipëria dhe Kosova do të furnizohen me vaksinën Pfizer

Furnizimi i vendeve shqiptare me dozat e para të vaksinës Pfizer, përmes Gjermanisë, një mision i rëndësishëm që duhet të vazhdojë javët që vijnë, transmeton albinfo.ch.

Qeveria shqiptare ka bërë kërkesë për marrjen e 500 mijë dozave nga kompania farmaceutike “Pfizer” dhe përmes Gjermanisë janë transportuar deri tani 1000 doza. Kjo është deklarata e bërë nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, e cila në një intervistë për mediat shqiptare tregon se Shqipëria i ka shpresat te OBSH-ja.

Po ashtu, Dollenberg shton se kapacitetet e COVAX janë të mjaftueshme vetëm për të vaksinuar maksimumin 20 për qind të popullsisë shqiptare, shumë larg imunitetit të popullatës.

“Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, të cilat nuk do të mund ta fillojnë vaksinimin deri në pranverë, qeveria shqiptare ka bërë kërkesë për marrjen e 500,000 dozave nga kompania farmaceutike “Pfizer” dhe përmes Gjermanisë janë transportuar deri tani 1000 doza. Për Shqipërinë, shpresat tani janë përqendruar në OBSH (Organizatën Botërore të Shëndetësisë). Kjo u nis nga autoriteti ndërkombëtar COVAX, i cili supozohet të sigurojë vaksina – si një mjet për t’iu kundërvënë çekuilibrit në rritje në gjithë botën në luftën kundër COVID-19”, tha ajo. /Albinfo.ch