Lifestyle

Mirud, pjesë e “Grammys Awards”, shfaqet me veshje interesante

Të dielën në Los Angeles u mbajt nata finale e ceremonisë të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Edhe ky edicion ka zgjuar vëmendjen e publikut, pasi u komentuan pothuajse gjithë ata që parakaluan në tapetin e kuq, madje, mediet ndërkombëtare menjëherë pas përfundimit kanë ndarë yjet botërore në dy grupe, me veshjet më të mira dhe me të këqijat.

Sido që të jetë, në mediet vendore, gjëja që bëri bujë më së shumti ishte suksesi i këngëtares nga Prishtina, Dua Lipa, e cila fitoi çmimin “Artistja më e mirë e re”.

Fitorja e saj, bëri krenarë gjithë shqiptarët, por, edhe paraqitja e Bebe Rexhës u vlerësua nga ana e tyre.

Në fakt, Bebe dhe Dua nuk ishin dy shqiptaret e vetme në këtë ngjarje, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.

Është edhe këngëtari nga Prizreni, i njohur me emrin artistik, Mirud, ai i cili po ashtu ishte pjesë e “Grammy Awards”.

Mirud kishte zgjedhur një veshje interesante të bërë nga dizajnerja Miranda Dupi dhe vëmendjen më të madhe e mori xhaketa, që kishte një dizajn shumë të veçantë me tentene.

Nga ana tjetër, kjo është paraqitja e tij e fundit publike, pas pjesëmarrjes që Mirud e kishte në Festivalin e RTSH-së, me këngën “Nënë”.