Futboll
Mirlind Daku huazohet te kampioni i Sllovenisë
Mirlind Daku është larguar nga Kroacia dhe karrierën do ta vazhdojë në Slloveni.
Sulmuesi gjilanas pas gjashtë muajve të kaluar tek Osijeku, tani është huazuar në elitën e futbollit slloven.
Është kampioni në fuqi i Sllovenisë, NS Mura që ka fituar garën me ekipet e tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e Dakut.
24-vjeçari është huazuar te Mura për gjashtë muaj nga skuadra kroate Osijek.
Ka qenë klubi slloven që tanimë e ka prezantuar Dakun dhe janë shumë të lumtur që kanë marrë reprezentuesin kosovar në radhët e veta.
“Mirlind Daku është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh. Shifrat e tij, sidomos nga kampionati i Kosovës flasin vetë. Ai është një sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj se do të intensifikojë konkurrencën në sulm dhe do të na ndihmojë të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, deklaroi drejtori sportiv i Muras, Denis Rajbar.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje