Literaturë
Një takim i këndshëm me librin “Shtëpia te selvia” dhe autoren Anisa Markarian
Promovimi i librit të aktores dhe shkrimtares së njohur shqiptare që jeton në Francë u bë në ambientet e bibliotekës "Pestalozzi", në Cyrih
Në bibliotekën interkulturore “Pestalozzi”, në Cyrih, institucion që ofron aktivitete kulturore dhe sociale, të shtunën më 12 nëntor, ndodhi dhe një tjetër aktivitet simpatik për adhuruesit e librit shqip. U promovua libri i Anisa Markarianit “Shtëpia te Selvia”.
Kjo bibliotekë është bërë e njohur dhe e afërt për komunitetin shqiptar dhe gjithmonë bën bashkë krijuesit e fjalës shqipe, artistë, gazetarë dhe dashamirë të librit, që mirëpresin mbrëmjet e këndshme si këto. Dyert e kësaj qendre janë hapur për më tepër falë drejtoreshës së saj, Suela Jorgaqi, organizatore e vyeshme, me ide brilante për këtë lloj aktivitetesh dhe të tjera.
Në ambientin me shumë libra, gjegjësisht në sallën e madhe me një renditje karrigesh në formë harku, përballë kemi zonjat: Anisa Markarian, Irena Dono dhe gazetaren e aktivisten e njohur nga Cyrihu, Hava Kurti Krasniqi. Irena Dono, krijuese dhe redaktore, bëri prezantimin e autores dhe librit.
Një e ftuar tjetër ishte Edlira Jajaga Kqiku, mësuese, e cila kishte ardhur nga biblioteka interkulturore “Livre Echange” Fribourg. Është një bashkëpunëtore, e cila në mënyrë vullnetare sjell dhe bën që biblioteka atje të ketë libra shqip, përfshirë dhe dy librat e fundit të Anisa Markarian. Ishte një befasi kjo për ne dhe për autoren.
Anisa Markarian është aktorja shumë e njohur dhe e dashur për të gjithë ne, sot mjeke dhe autore tregimesh të përjetuara apo të trashëguara nga babai i saj me origjinë armene. Janë ato tregime të familjes së saj, Tiranës së hershme, vite të ndjeshme, nga koha e regjimit komunist.
Janë tregime delikate të thjeshta. I bëjnë ato tërheqëse emocionuese, detajet që përdor me ardhjen e një krijese të vockël që plotpushton botën e prindërve, ka kuota brenda librit me një humor të hollë. Ajo grumbullon të gjitha shprehjet e familjes, një personazh simpatik është dhe ai i teta Itës, motra nga nëna, e cila jetonte me familjen, tregon për librin, Irena Dono, në prezantimin që bëri për autoren.
Nje pedagoge, mjeke, aktore dhe sot një shkrimtare, e cila ambicien për krijimtari në letërsi e kinematografi e shpreh që në rininë e hershme, dhe sot vjen me tre libra të botuar në shqip si “Sënduku i kujtimeve,” “15 ditë prilli” dhe së fundi “Shtëpia te selvia”, ky libër që u bë shkak për ardhjen e saj në qytetin me shume shqiptarë dhe ku u prit shumë mirë.
Vajza e të mbiejtuarit nga gjenocidi otoman mbi popullin armen, një histori rrëqethëse që përkon e ngjan dhe me atë tonën, në Kosovë. Misioni i rrëfimit që tregonte im atë, shprehet ajo, histori te jetuara dhe të treguara nga babai i saj, i cili i thoshte autores të mbante shënim që të mos harrohen “dhe unë i shkrova disa nga ato, që e vogël”, thotë autorja.
Ka filluar t`i shkruajë në moshe të re të gjitha këto, krahas tregimeve të hershme, të botuara në kohën kur ishte nxënëse.
Historia e lidhjes se nënës së saj me babain, ardhja në jetë e Anisës nga çifti shqiptaro-armen (babai 64 dhe nëna 41 vjeç) rrëfime të thjeshta që dalin nga shtëpia e tyre, qyteti, rrugët, lidhjet familjare e shoqërore të viteve 60 deri tek 90- tat. Këtu ajo shkruan të përditshmen e jetës së asaj kohe brenda familjes, peripecitë e ndryshme që kalonin në qytetin e Tiranës, pastaj për historitë e gjyshërve, vëllezërve nga babai dhe për mikpritjen shqiptare ne vitet 30`, në Shqipëri.
Kujtimet nga pushimet familjare në bregdetin Adriatik, shkolla, fqinjëria dhe njerëzit e afërt që përbënin përditshmërinë e atyre viteve në Shqipëri dhe në familjen Markarian.
Janë këto tregime të vecanta që vinë nga aktorja që e njohim nga filmat e dikurshëm shqiptarë, si “Vajzat me kordele të kuqe”, “Stinë pranvere”, etj. Ishin katër filma gjithsej ku ka luajtur Anisa Markarian, edhe pse ne na është ngulitur në mendje që ajo kishte pasur më shumë role në kinematografinë shqiptare. Me siguri talenti i saj në role kinematografie që vinte bukur – natyrshëm kombinuar me bukurinë fizike; njëkohësisht, bashke me zërin fjalët e pastra të bukura shqipe kanë tingëlluar bukur në veshin e shikuesve të filmave.
“Ishte kusht”, thotë ajo, “që ne në shtëpi të përdornim e të flisnim gjuhën shqipe të pastër”. Ajo tregon që pasdarket në shtëpinë e “momes”, gjyshes së saj nga nëna, ishin mbrëmje artistike. Ajo reciton përmendësh vargje nga “Bagëti e Bujqesi” dhe “Ëndrra e jetes”.
“Pasdarket atje ishin ngjarje të mirëfillta kulturore, këndohej dhe recitohej, tregoheshin filma dhe pjesë teatri, shkëmbeheshin mendime mbi gjuhën dhe letërsinë, flitej për Fishtën, Konicën, Danten, Petrarken, Gëten”.
Mësuam shumë për historinë e jetës së saj, nga bisedat dhe pyetjet e shumta por dhe nga libri i shkruar bukur, të cilin e kishim në duar atë dite, libër ky të cilin me siguri do e kenë dhe shumë të tjerë.
Mësuam dhe për babain e saj i cili ishte njohës i shumë gjuheve, por shqipen kishte zgjedhur ta fliste bukur dhe kulluar. Mësuam qe Anisa ishte dhe mbesa e aktorit të madh Prokop Mima dhe po ashtu mbesë e përkthyesit të madh, Robert Shvarc.
Në librin e promovuar çdo lexues do të gjejë diçka të ngjashme me jetën e tij. Është nostalgji dhe për ne që nuk e kishim njohur më parë Tiranën. Pra, ngjarjet zhvillohen në kryeqendrën shqiptare dhe në Shqipërinë në tërësi, aty përshkruhet me detaje të holla e gjithë jeta atje për të cilën ne ishim aq kuriozë, jetë interesante por edhe e vështirë kur dimë sistemin që sundonte atje atëbotë.
Për fund: me këto ngjarje, promovime librash, takime autorësh, dalje nga shtëpitë tona për të krijuar njohje të reja, ne, shqiptarët e Zvicrës e ndjejmë më afër atdheun. Dhe kjo e fundit ishte pasdite që e bën më të prekshëm e më të afërm nëntorin, muajin e madh të festës së flamurit kombëtar. Në këtë muaj, në kryeqytetet tona si Tiranë, Prishtinë e Shkup zhvillohen shumë aktivitete si këto: koncerte, panaire librash dhe pa përjashtim ne do të donim të ishim më afër, këtë muaj.
Kështu, një copë arti e kulture shqiptare erdhi edhe tek ne, atë të shtunë, në biblipotekën “Pestalozzi” në Cyrih, ku morën pjesë zonja dhe zotërinj nga të gjitha viset shqiptare.
Urojmë të vazhdojmë njësoj dhe më shpesh me ditë si këto.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve