10 arsyet për të vizituar tokat shqiptare
Mirë se vini!

Të gjithë zviceranët që njoh, por edhe shtetas tjerë që kanë punuar apo vizituar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe më gjerë, flasin në superlativ për tërë këto vende.
Si ilustrim i kësaj që pohoj është dëshmia e Lukas Baschung dhe Sophie Condrau që kaluan plot dy javë në trojet tona, dhe që kanë zgjedhur t`i ndajnë mbresat e tyre së bashku me ju, në këtë dosje mbi turizmin në trojet shqiptare. Të gjithë janë të mahnitur me bukuritë natyrore të hapësirave shqiptare dhe me trashëgiminë historike dhe arkitekturale bizantine, osmane por edhe (post)komuniste.
Si refleks i dytë vjen mikpritja shqiptare, ngrohtësia njerëzore, por edhe perceptimi tejet pozitiv i perëndimorëve nga popullata vendase. Ky realitet përcjell po ashtu një ndjenjë sigurie të cilën nuk e gëzojnë gjithkund, veçmas në kontekstin aktual ndërkombëtar të çoroditur nga pasiguria dhe sulmet barbare ndaj turistëve.
Kur të huajt flasin për Kosovën, Shqipërinë apo Maqedoninë shpejt fjala vjen te ushqimi me shije që nuk e shijon dot gjetiu, freskia e pemëve dhe perimeve, dhe kuptohet, raporti kualitet-çmim, i cili është shumë atraktiv për buxhetin e personave që jetojnë në vendet perëndimore.
Të gjitha këto elemente e rrisin atraktivitetin e hapësirave shqiptare. Madje, falë fluturimeve low cost për në Kosovë dhe Maqedoni, dhe shpresojmë së shpejti edhe për në Shqipëri, vendeve shqiptare do tu mundësohet të shndërrohen në destinacion turistik të privilegjuar për vizitorët perëndimorë, qoftë për qëndrime në kulm të sezoneve, qoftë edhe gjatë tërë vitit, për shembull për vikende të shkurtra.
Në këtë proces, pjesëtarët e diasporës e luajnë një rol katalizatori, sikurse për nga udhëtimet e tyre të shpeshta ashtu dhe për nga fuqia blerëse e tyre. Por sigurisht këtu hyn edhe tërheqja me vete e miqve apo kontakteve të tyre private dhe profesionale që falë tyre i vizitojnë këto hapësira. Kjo kureshtje e të huajve ndërlidhet edhe me dëshirën për ta kuptuar më nga afër kulturën shqiptare, me të cilën kanë filluar të mishërohen falë kontakteve me shqiptarët në perëndim.
Mirëpo, zhvillimi i turizmit cilësor kërkon përkushtim dhe përgatitje profesionale njerëzore të këtij zanati, madje në të gjitha segmentet. Krahas kësaj, duhet menduar më mirë nevojën dhe veprimin e shpejtë për sanim të ambientit (sidomos buzë rrugë- ve, lumenjve si dhe mbeturinat e shumta nën qiell të hapur), për ngritjen e infrastrukturave adekuate për të pritur të huaj, ofertave kulturore (muze, galeri, ekspozita, festivale) si dhe të sportit. Të gjitha këto investime vetëm sa e zgjerojnë mundësinë ekonomike të këtij sektori.
Hapësirave shqiptare iu duhet një qasje globale e zhvillimit të turizmit qëndrueshëm për t’iu afruar sa më afër labeleve turistike moderne, dhe për t`i dhënë sa më shumë vlerë shprehjes së bukur karakteristike shqiptare të mikpritjes, «Mirë se vini»
Të tjera nga 10 arsyet për të vizituar tokat shqiptare
E-Diaspora
-
Dërgesat e parave nga diaspora, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch Me gjithë ndërrimin e gjeneratave të diasporës dhe të interesave të tyre, një gjë duket se...
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
-
Arrestohet edhe nëna e autorit që vrau 22 vjeçaren shqiptare në Itali
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi i parë i variantit të ri të Mpox në Zvicër Një rast i variantit të ri të Mpox-it, kladi Ib, është zbuluar për herë të parë...
-
Zvicër:A janë stacionet më të vogla në rrezik?
-
Zvicër: Ish-kryetari i komunës vodhi 13 milionë franga
-
Dërgesat e parave nga diaspora, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch
-
Qiramarrësit në Zvicër nuk do të kenë të drejtë stacione karikimi të makinave elektrike