Shqipëria
Mirë e lirë në Sarandë
Edhe mediat në Skoci kanë shkruar për bukuritë e Shqipërisë, përkatësisht Sarandën
Çdo ditë e më shumë Shqipëria dhe vendet e saj të bukura janë lakuar ndër revistat prestigjiozë ndërkombëtare, webistet apo edhe faqet e dedikuar të turizmit.
Së fundmi Saranda përfshihet nga website i udhëtimeve “Skyscanner”, me qendër në Skoci, në mes tetë vendeve ku mund të arratisësh këtë verë, transmeton ‘Scan’.
“Duke kërkuar të largoheni drejt një plazhi më çmime vërtet të lira? Saranda e qetë, një qytet bregdetar në Shqipëri po kthehet shpejt një një destinacion favoritë për turistët inteligjent.
Edhe pse ndan të njëjtën shtrirje bregdetare si Kroacia dhe Greqia, me rërë të bardhë dhe ujërat e kthjellëta, mbeten një nga vendet më pak të vizituara në Evropë”, shkruan “Skyscanner”, përcjell albinfo.ch.
Ushqimi jashtë kushton vetëm disa funte, hotelet janë të lira dhe me gjallëri, ndërsa një birrë do t’iu kushtojë më pak se 1 funte, shkruan më tej ky website.
“Ndërsa shtrirja kryesore e plazhit në qytet mund të jetë e zënë, ka shumë plazhe në veri dhe në jug, ku mund të keni të gjithë vijën bregdetare për vete”.
Si të arrini atje: Fluturoni direkt nga Londra në Tiranë, pastaj kaloni në bregdet për në Sarandë, ose një mundësi edhe më e mirë është të fluturosh në Korfuz në Greqi, pastaj të shkosh në Sarandë me traget për 20 minuta.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!