Shkurt.ch

Miratohet programi i blerjes së pajisjeve ushtarake

Programi i blerjes së pajisjeve ushtarake përfshin kreditë në lartësi prej 651 milionë frangash për 4 projekte të ndryshme

Programi për blerjen e pajisjeve ushtarake, i propozuar nga qeveria ka marrë miratimin e shumicës në të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës. Megjithatë, gjatë denbatit të zhvilluar, disa deputetë u ankuan për faktin se ende nuk është trajtuar raporti mbi politikën e sigurisë.

Kjo, sipas tyre do të duhej të ishte bazë për programin e pajisjes ushtarake. „Ne duhet të dimë së pari se cilat janë rreziqet që na kërcënojnë para se të blejmë armatimin” ka thënë Geri Müller nga të Gjelbrit. Kritikë në këtë pikë nuk kanë qenë vetëm të gjelbrit dhe socialistët, si kundërshtarë tradicionalë të ushtrisë. Atyre u është bashkuar edhe deputetja nga BDP Ursula Haller.

Programi i armatimit përfshin kreditë në lartësi prej 651 milionë frangash për 4 projekte të ndryshme si pajisje helikopterësh, shkollorë, blerje të 2500 automjeteve, dy sisteme kualifikimi të pilotëve të aeroplanëve të rinj ushtarakë, 70 mjete transportuese të blinduara etj.