Lajme
Miratohet për përdorim pilula e Pfizer kundër Covid-19
Pas FDA-së amerikane, edhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka miratuar pilulën kundër COVID-19 të prodhuar nga gjiganti farmaceutik Pfizer.
Ilaçi quhet Pxlovid dhe sipas krijuesve të saj duhet marrë pas shenjave të para të koronavirusit në organizëm, maksimalisht 5 ditë pas testimir pozitiv, dhe që sipas studimeve kufizon shtimin e virusit në organizëm.
Testet kanë treguar se mjekimi i Pfizer shmang përkeqësimin e simptomave, veçanërisht hospitalizimin, në 90% të rasteve.
Në Shtetet e Bashkuara kurimi me Pxlovid kushton rreth 700 dollarë dhe përbëhet nga një cikël me 30 kokrra për një kohëzgjatje 5-ditore, dhe sipas Pfizer, është efikase edhe ndaj varianteve të ndryshme, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Bashkë me Paxlovid duhet marrë edhe një antiviral i quajtur Ritonavir, që e zgjat efektin, por sipas autoriteteve duhet bërë kujdes nga efektet anësore, për këtë arsyeje EMA këshillon gjithsesi ciklin e plotë të vaksinimit.
Pilula e re e Pfizer nuk është vetmja që qarkullon. Molnupravir i krijuar nga Merck Sharp & Dome fillimisht deklaronte të njëjtin efikasitet ndaj COVID-19, pra rreth 90%, por më vonë parashikimet u u ulën në 30%, arsyeje pse EMA ende nuk e ka autorizuar, edhe pse kërkesa e saj ka ardhur para mjekimit të Pfizer.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve