Lajme
Miratohet koncept-dokumenti për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës
Në takimin e sotëm të Komisionit Ekzekutiv për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, është miratuar në parim koncept dokumenti për themelimin e Fondit Sovran.
Sipas njoftimit nga ky takim, koncept dokumenti parasheh hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Republikës së Kosovës deri në themelimin e Fondit.
Aty përcaktohen qartë qëllimet, funksioni dhe mandati i Fondit Sovran, si dhe strategjia për bartjen e aseteve zhvillimore dhe strategjike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Fond.
“Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran.
“Ky Fond do t’u japë një jetë të re shumë aseteve që qëndrojnë të mbyllura apo nënshfrytëzuara në fondin e AKP-së, përmes riorganizimit, rihabilitimit dhe rivitalizimit të tyre në forma të reja të funksionalizimit komercial dhe financiar”, theksoi ai.
Kryeministri Kurti tha se Fondi Sovran do t’i japë një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës, duke krijuar kanale të reja për investime të jashtme, përfshirë qasjen në tregjet globale financiare.
“Po ashtu, do të krijohen mundësi për sjelljen e kapitalit të freskët në sektorin privat përmes partneriteteve të reja që do të formohen midis Fondit, investitorëve të jashtëm dhe korporatave prodhuese dhe shërbyese në Kosovë”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës