Shkurt.ch
Miratohet marrëveshja për “zhurmën e aeroplanëve”
Këshilli Federal ka aprovuar marrëveshjen me Gjermaninë për “zhurmën e aeroplanëve” që nënkupton problemin e krijuar në Zvicrën lindore dhe në Gjermaninë jugperëndimore nga zhurma që lirojnë aeroplanët gjatë ngritjes dhe aterrimit në Aeroportin e Cyrihut në Kloten.
Ministrja e Transportit, Doris Leuthard tashmë e ka nënshkruar marrëveshjen, njofton Këshilli Federal.
Në fillim të korrikut, përfaqësuesit e Zvicrës dhe Gjermanisë kanë arritur pajtimin për të rregulluar fluturime për dhe nga Aeroporti i Cyrihut. Kompromisi, siç thuhet, parasheh që të gjithë aeroplanët duke filluar nga ora 18 deri në orën 6.30 të mund të aterrojnë duke shfrytëzuar vetëm territorin e Zvicrës.
Nga ana tjetër, Gjermania heq dorë nga kufizimi i numrit të fluturimeve. Kështu në mëngjes, aeroplanët e aeroportit të Cyrihut mund të fluturojnë mbi territorin gjerman një gjysmë ore më herët. Krahas kësaj Aeroporti i Cyrihut detyrohet të zgjasë pistat. Po kështu, për këtë kompromis, siç thuhet në njoftim, duhet të votojnë edhe parlamentet e të dy vendeve.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?