Shkurt.ch
Miratohet ligji i ashpërsuar për azilin
Azilkërkuesve nuk u merret e drejta e ankesës ndërsa me një shumicë të ngushtë është vendosur që të mos shuhet e drejta e azilit familjar
Në orët e vona të pasdites është bërë edhe votimi i Ligjit për azilin si tërësi. Me 118 vota pro, 62 kundër dhe 3 të përmbajtura, është miratuar varianti i propozuar për ashpërsimin e Ligjit të Azilit.
Të vetmet vota kundër kanë qenë ato të SP-PS-së dhe të të gjelbërve.
Pas miratimit në Dhomën (Këshillin) Nacionale, ligji i kalohet edhe njëherë për miratim Dhomës së Kantoneve.
Azilkërkuesve me status të refuzuar nuk do t`u hiqet e drejta e ankesës. Një kërkesë të bërë nga deputeti Blocher i SVP-UDC-së për t`ua mohuar këtë të drejtë azilkërkuesve ka hasur në kundërshtimin e shumicës së madhe të parlamentarëve.
Me 133 vota kundrejt 52 , është hedhur poshtë propozimi i SVP-së. Kjo e fundit kërkonte që azilkërkuesit të bënin ankesë vetëm në një procedurë interne që do të ishte brenda ambientit ku ata janë të strehuar. Në këtë mënyrë, ka thënë Blocher do të arrihej shkurtimi i procedurave, i premtuar prej kohësh.
Sipas tij, refugjatët që do t`i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për ankesë do të mbeten në Zvicër së paku 1400 ditë pasi që kaq zgjat mesatarisht procedura e azilit.
Ndërsa sipas kundërshtarëve të këtij propozimi, që ishin shumica e deputetëve, ndalimi i të drejtës së ankesës do të shkelte parimin e ndarjes së pushteteve.
Minstrja e drejtësisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga ka arsyetuar
Me gjithë paralajmërimet se në kuadrin e ashpërsimit të ligjit mbi azilin do të hiqet edhe azili familjar, deputetët e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës nuk e kanë bërë këtë.
Me një diferencë të ngushtë në vota ka fituar varianti sipas të cilit edhe bashkëshortë-et dhe fëmijët e refugjatëve konsiderohen refugjatë. Ndërkaq, siç është raportuar tashmë, në seancën e djeshme Parlamenti ka vendosur për një sërë ashpërsimesh në lëmin e azilit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës