Kosova

Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2020

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar buxhetin për vitin 2020.

Buxheti prej 91 milionë eurosh kaloi me 35 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i cili falënderoi këshilltarët për diskutimet konstruktive.

Ndërkohë, Ahmeti theksoi se prioritetet e buxhetit prej 91 milionë eurosh do të shpalosen javëve në vazhdim.

Postimi i plotë:

“Me 35 vota për, nje apstenim, dhe asnjë kundër kaloi buxheti i Prishtinës për vitin 2020. Falenderoj asambleistët për diskutime konstruktive. Prioritetet e buxhetit prej 91 milion eurosh do të shpalosen javëve në vijim”.