Lajme
Miratohen variantet e reja të vaksinave anti-Covid

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar variantet e përditësuara të vaksinave kundër COVID-19.
Me lejen e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), Pfizer dhe Moderna do të fillojnë të dërgojnë miliona doza vaksinash të reja. Vendimi vjen pasi një vale të virusit nëpër botë. Në fillim të kësaj vere, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që të gjithë të rriturit dhe fëmijët, duke filluar nga mosha 6-muajsh, të marrin vaksinën këtë vjeshtë.
Ndonëse shumica e amerikanëve kanë njëfarë imuniteti nga infeksionet ose vaksinimet e mëparshme ose të dyja, kjo mbrojtje zbehet. Dozat e vjeshtës së kaluar synuan pjesë të ndryshme të pemës familjare të koronavirusit dhe të dhënat e CDC-së tregojnë se vetëm rreth 22,5% e të rriturve dhe 14% e fëmijëve e morën atë.
“Kemi synuar variantet që qarkullojnë në mbarë botën tani”, ka thënë Dr. Robert Hopkins, i Fondacionit Kombëtar për Sëmundjet Infektive.
Dozat e Pfizer dhe Moderna synojnë një nëntip të quajtur KP.2 që ishte i zakonshëm në fillim të këtij viti.
Një zëdhënës i Pfizerit ka thënë se kompania ia dorëzoi të dhënat FDA-së që tregonin se vaksina e saj e përditësuar “ofron një përgjigje të përmirësuar thelbësisht” kundër nënllojeve të shumta të virusit në krahasim me vaksinën e vjeshtës së kaluar.
E-Diaspora
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë BBC i ka kushtuar një artikull trafikut të kokainës dhe operacionet e saj nga Mafia shqiptare,...
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel