Integrimi
Miranda Ademaj, një karrierë e shkëlqyer, me Skënderbeun si shembull motivues
Në tejkalimin e pengesave Mirandës i ka shërbyer shembulli i heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu! Edhe ai është përballur me vështirësi të jashtëzakonshme në rezistencën kundër osmanëve dhe ia ka dalë falë përpjekjeve mbinjerëzore, bën ajo një paralele
Miranda Ademaj është tashmë emër i njohur për lexuesit tanë. Albinfo.ch ka shkruar disa herë për arritjet e rralla të shqiptares 32 vjeçare me prejardhje nga Shtimja e Kosovës. Emisioni i njohur për ekonomi i transmetuesit publik zviceran SRF “Eco” ka realizuar një portret mjaft mbresëlënës për Mirandën, duke e shoqëruar atë edhe gjatë udhëtimit të saj dhe të familjes në Kosovë e në Shqipëri.
Në përshkrimin e filozofisë së punës dhe suksesit të saj, autorët e emisionit e vendosin theksin në prejardhjen e Mirandës nga një ambient i varfër kosovar, ambient jo shumë optimal për zhvillimin e një menaxhereje të suksesshme fondesh. Por, shqiptarja bjonde, e zgjuar dhe simpatike e ka shpjegimin origjinal për suksesin e saj. Si femër me prejardhje të huaj sigurisht e ka pasur shumë të vështirë të depërtonte në këtë arenë të rezervuar për meshkuj, çfarë është ajo e investimeve (Hedgesfonds).
Por në tejkalimin e pengesave Mirandës i ka shërbyer shembulli i heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut! Edhe ai është përballur me vështirësi të jashtëzakonshme në rezistencën kundër osmanëve dhe ia ka dalë falë përpjekjeve mbinjerëzore, bën ajo një paralele. Së fundi, jo rastësisht Ademaj e ka emërtuar firmën e saj të vogël por me shumë vlerë, me emrin “Skënderbeg”. Kjo firmë me selinë në Zollikon të Cyrihut, ndonëse ka vetëm rreth dy vjet që është themeluar, tashmë punon me investime shumëmilionëshe, në Zvicër e gjetiu.
Lidhja me Kosovën dhe shqiptarët e saj është shumë e rëndësishme për Mirandën. Kështu, ekipi televiziv e shoqëron atë edhe gjatë vizitës që ajo i bën shkollës së saj në Shtime, të cilën e ka braktisur kur ka qenë në klasën e katërt. Këtu ajo evokon frikën që ka pësuar kur një paramilitar serb ia kishte drejtuar revolen, duke i shkaktuar traumë vajzës së atëhershme të vogël, menaxheres së sotme të madhe.
Emisioni mund të shikohet në këtë link:
http://www.srf.ch/sendungen/eco/hoergeraete-hedge-fund-expertin-aus-kosovo-gastro-serie-2
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja Në kazermën e Bernës, një grup prej 120 vajzash të reja po përjetojnë për herë të...
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz
-
5 vende në botë ku nuk jeton asnjë zviceran
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes
-
Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes