Lajme
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
Murati ka rekrutuar deri tani rreth 10 studiues dhe inxhinierë nga kompani të njohura si OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind

Bëhet e ditur se Mira Murati, ka filluar të ndërtojë ekipin për startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, duke rekrutuar një numër inxhinierësh dhe studiuesish nga kompani të mëdha si OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind, transmeton Albinfo.ch.
Një nga emrat më të spikatur që i është bashkuar iniciativës së saj është Jonathan Lachman, ish-drejtuesi i projekteve speciale në OpenAI.
Startup-i i Muratit është ende në fazat e para dhe ende nuk ka një emër apo një drejtim të qartë produkti.
Murati po përpiqet të sigurojë mbi 100 milionë dollarë financim për startup-in e saj, megjithëse kjo shumë ende nuk është finalizuar.
Murati u largua nga OpenAI në shtator 2024, gati një vit pasi kishte marrë përkohësisht rolin e CEO-së pas shkarkimit të papritur të Sam Altman nga bordi i kompanisë. Pas një periudhe kaosi të brendshëm, Altman u rikthye në postin e tij brenda një jave, ndërsa Murati vazhdoi të mbante rolin e saj si CTO derisa vendosi të largohej për të ndjekur ambiciet e saj personale.
Ky zhvillim ndodh në një kohë kur disa ish-drejtues të OpenAI kanë nisur startup-e të reja, duke përfshirë edhe Ilya Sutskever, bashkëthemeluesin dhe ish-shefin shkencor të OpenAI, i cili krijoi kompaninë Safe Superintelligence dhe siguroi një financim prej 1 miliard dollarësh. Një tjetër konkurrent i madh, Anthropic, gjithashtu u themelua nga ish-punonjës të OpenAI dhe ka siguruar miliarda dollarë investime, përfshirë 8 miliardë nga Amazon.
Lëvizjet e fundit tregojnë një transformim të madh në peizazhin e inteligjencës artificiale, ku ish-pjesëtarët e OpenAI po krijojnë kompani të reja dhe po tërheqin investime të mëdha për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë së AI.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thatësira në Zvicër Një fundjavë me mot të mirë – dhe ne jemi tashmë në kushte thatësire. Niveli i...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët
-
Zvicra krijon task forcë për të trajtuar kriminelët e huaj
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit