Integrimi

Miqtë gjermanë mirëpresin kthimin e përkohshëm të familjes shqiptare

Në Kirchbarkau, miqtë dhe fqinjët kishin përgatitur një festë për të mirëpritur familjen e integruar plotësisht. Kur dhe nëse mund të kthehet përfundimisht për të jetuar në Gjermani, është e paqartë

Gjithçka ishte përgatitur: Pothuajse një vit pas dëbimit të tyre, përkrahësit gjermanë kanë dashur ta mirëpresin familjen shqiptare Cekaj përsëri në Kirchbarkau me një festë mikpritjeje. Por në çastin e fundit, nënës dhe katër fëmijëve të saj iu mohua qasja në avion në Mal të Zi.

Familja shqiptare, në Shqipëri ishte dëbuar në gusht 2017, pavarësisht se një kërkesë i ishte drejtuar Komisionit për raste të rënda. Pas protestave masive, Komuna Plön e kishte penguar dëbimin, por ka qenë tepër vonë: Familja tashmë kishte hipur në avion. Që atëherë, një rreth përkrahësish gjermanë ka luftuar për kthimin e familjes shqiptare.

Ai ka organizuar një kontratë trajnimi për babain si elektricist dhe ka siguruar një punë për nënën. Vajza më e madhe kishte siguruar një angazhim për një vit social vullnetar në përkujdesjen e të moshuarve, shkruan “Ndr.de”, transmeton Albinfo.ch. Që atëherë, punëdhënësit kanë qenë në pritje të kthimit të familjes. Por, përsëri dhe përsëri është dashur të plotësoheshin kushtet, aplikimet dhe certifikatat e dorëzuara më vonë, për t’i mundësuar familjes që të kthehej përmes rrugës normale.

Më në fund, pasditen e së enjtes, familja Cekaj sërsih ka mundur të udhëtojë për në Gjermani. Nëna Mimoza Cekaj ​​dhe të katër fëmijët, arritën si turistë në aeroportin e Hamburgut. Cekajt tani jetojnë sërish në apartamentin e tyre të vjetër në Kirchbarkau (rrethinas Plön). Jo përgjithmonë, por definitivisht deri në fund të shtatorit ata do të mund të qëndrojnë këtu.

Në fshatin e tyre Kichbarkau, miqtë dhe fqinjët kishin përgatitur një festë për të mirëpritur familjen e integruar plotësisht. Kur dhe nëse më në fund mund të kthehet, është e paqartë. Sipas kujdestarit të familjes, Marie-Charlotte Wahl, Ambasada gjermane në Shqipëri ka të gjitha dokumentet e nevojshme. Babai Pëllumb Cekaj ​​tashmë ka një vizë të rregullt. Ai do të vijë në Gjermani pas disa ditësh, në kohën e saktë kur do të duhet t`ia fillojë trajnimit të tij. Pjesa tjetër e familjes është në pritje të një vendimi nga Ambasada.

Videon e pritjes së familjes shqiptare, mund ta përcjellni në vegzën në vijim:

Nach Abschiebung: Familie zu Gast in Kirchbarkau