Lajme
Ministrja Sommaruga rezulton pozitive me koronavirus
Sommaruga, pas ministrave: Cassis (gjatë shkurtit), Berset dhe Parmelin (gjatë marsit) është anëtari i katërt i qeverisë që është infektuar me Covid-19
Këshilltarja Federale Simonetta Sommaruga ka rezultuar pozitive për virusin korona këtë javë. Ajo ka simptoma të lehta dhe punon nga shtëpia. Sommaruga është tashmë anëtarja e katërt e qeverisë që është infektuar, shkruan sda.ch.
Infektimi i ministres Sommaruga u raportua të premten (sot) nga Departamenti për Mjedisin, Transportin, Energjinë dhe Komunikimet (UVEK), të cilin e drejton Sommaruga, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, gjatë javës që po kalon, nuk ka pasur asnjë mbledhje të planifikuar të Këshillit Federal. Disa anëtarë të qeverisë qëndruan ose ende po qëndrojnë jashtë vendit.
Sommaruga është anëtari i katërt i qeverisë që është infektuar me Covid-19, përcjell albinfo.ch. Ministri i Jashtëm (njëherësh president federal) Ignazio Cassis ishte i pari që u infektua me virusin në shkurt. Pastaj, në mars ministri i Brendshëm Alain Berset dhe Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin kishin rezultuar pozitivë njëri pas tjetrit.
Sipas informacioneve të dhëna në atë kohë, Cassis nuk ka ndjerë asnjë simptomë, ndërsa Berset dhe Parmelin kishin pasur shenja të lehta të sëmundjes. Të treve u është dashur të shkonin në izolim, gjë që nuk do të vlejë më për Sommarugën. Pasi më 1 prill është hequr detyrimi i izolimit rekomandimi i vetëm është qëndrimi në shtëpi për ata që janë sëmurë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













