Maqedonia
Ministrja maqedonase e Arsimit autorizon kontrolle në shkolla për nxënësit që veshën uniforma të UÇK-së
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka deklaruar se Inspektoratit Shtetëror i Arsimit në një raport të posaçëm do të zbardhë të gjitha detajet se çfarë konkretisht ka ndodhur në manifestimin e Ditës së Flamurit në shkollën e fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës.
Në këtë shkollë fëmijë me uniformë të ushtrisë së UÇK-së dhe armë të improvizuara kanë performuar para prindërve, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch. Sipas Janevskës, manifestime të ngjashme ose të pakëndshme, siç i quajti ajo, ka pasur edhe në Çair, Tetovë dhe Strugë, e për të cilat do të veprohet sipas ligjit dhe dëshmive të grumbulluara.
Janevska tha se Maqedonia është shtet i përbashkët, ku të gjitha bashkësitë etnike duhet të punojnë për të mirën e vendit.
“Ushtria e UÇK-së dhe simbolet e UÇK-së nuk nënkuptojnë asgjë për shtetin tonë. Komitët janë pjesë e historisë së shtetit të Maqedonisë. Komitët i mësojnë në programet mësimore. Komitë ishin edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe etnitetet e tjera: romë, vlleh, serbë që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër një armiku të përbashkët. Ne, ata njerëz duhet t’i ndiejmë, ata njerëz që luftuan për liri dhe për shtetin e tyre, për prosperitet për shtetin e tyre dhe nuk kemi asgjë kundër. Përveç kësaj, është kryer një shkelje e rëndë. Edukatorja e çerdhes në Aerodrom që kishte organizuar këtë ngjarje është larguar nga puna dhe akoma vazhdon gjykimi. Si Qeveri dhe unë si ministre do të veproj sipas ligjit, prandaj edhe është dërguar Inspektorati. Inspektorët kanë përgjegjësi të fortë të veprojnë sipas ligjit”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar deklaratat e ministres së Arsimit, Vesna Janevska, sipas BDI-së, ato janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar për UÇK-në.
“Të thuash se UÇK ‘nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet’, është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend. UÇK nuk është ‘asgjë’ për shqiptarët – ajo përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. UÇK për shqiptarët është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar të jetë i barabartë. Çdo përpjekje për të mohuar këtë të vërtetë historike, është një akt diskriminimi që thellon ndarjet ndëretnike dhe dëmton ndjeshëm harmoninë shoqërore”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Kjo qasje selektive dhe hipokrite, sipas kësaj partie, është e papranueshme. “Të nderosh komitët, ndërsa përbuz UÇK-në, është dëshmi e standardeve të dyfishta dhe mungesës së sinqeritetit nga kjo qeveri”.
Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se dënon fuqishëm këtë qasje dhe kërkon që ministrja të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe të kërkojë falje publike.
Kjo parti thotë se kërkon që kjo qeveri të reflektojë dhe të ndalojë përdorimin e standardeve të dyfishta që thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet ndëretnike.
“UÇK për shqiptarët është historia, sakrifica dhe krenaria jonë. Kushdo që e nënvlerëson këtë simbol të rëndësishëm, duhet të kuptojë se nuk mund të ndërtojë një të ardhme të përbashkët, duke fyer dhe përjashtuar një popull të tërë. Shqiptarët kanë dhënë gjithmonë kontribut për këtë shtet dhe nuk do të lejojnë kurrë që historia e tyre të reduktohet në ‘asgjë’”.
E-Diaspora
-
“Beteja për votën e diasporës”, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Janë zhvilluar intervista dhe artikuj të tjerë me qendrat e partive kryesore që garojnë për legjislaturën...
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Disa ulje taksash i kushtojnë shtrenjtë Zvicrës dhe planetit Transporti, bujqësia ose strehimi: studimi shqyrtoi sektorët kryesorë ekonomikë për të identifikuar lehtësimet tatimore që kanë...
-
Zvicër: Lirohet i dyshuari pas përdorimit të kapsulës së vdekjes Sarco
-
Asnjë fluturim SWISS për në Tel Aviv deri në fund të janarit
-
Energjia diellore mbulon 11% të nevojave të Zvicrës për energji elektrike
-
Norma e interesit referencë do të bjerë në mars: Çfarë do të thotë kjo për qiramarrësit?