Shkurt.ch

Ministrja Leuthard relativizon “pavarësinë” nga atomi

"Nëse pas 30 vitesh përparësitë e energjisë bërthamore do të peshojnë më shumë, edhe ligji ynë mund të përshtatet”

Ministrja e energjetikës, Doris Leuthard ka relativizuar dje vendimin e marrë nga Qeveria Federale, për shkyçjen graduale të Zvicrës nga energjia bërthamore. “Në rast se pas rreth 30 vitesh përparësitë e energjisë bërthamore serish do të peshojnë më shumë, edhe ligji ynë mund të përshtatet”.

Këtë deklaratë, ministrja Leuthard e ka dhënë një intervistë për gazetën “Nzz am Sonntag”.

Lidhur me pavarësinë e Zvicrës nga energjia e prodhuar jashtë saj, ministrja ka thënë se “nuk duhet të ushqehen iluzione. Zvicra mund të importojë edhe më tutje rrymën elektrike dhe rryma e importuar mund të ketë në vete po ashtu pjesë të prodhuar nga atomi.